GazetaMax
Lajme

Alarmante/ Mjekët me të madhe po ikin nga vendi

Shkup, 16 Tetor – “Sektori i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ende po përballet me humbje të personelit mjekësor, pasi infermierët dhe specialistët që largohen, transferohen në sektorin privat ose shkojnë për të punuar jashtë vendit”, alarmon raporti i Komisionit Evropian.

Kjo siç thuhet kontribuon në problemet e qytetarëve për tu trajtuar dhe shëruar nga specialistët, sepse ata po ikin jashtë ose përfshihen në sektorin privat, por që aty çmimet janë të papërballueshme dhe kujdesi shëndetësor nuk mbulohet nga sigurimet shëndetësore mbeten të larta.

Autoritetet zyrtare shëndetësore në Maqedoninë e Veriut nuk disponojnë numrin e saktë të mjekëve që kanë ikur nga ky vend.

Por, nga Oda e Mjekëve bëjnë të ditur për Evropa e Lirë se brenda pesë vjetëve – nga viti 2017 deri më 2022 – gjithsej 568 mjekë kanë kërkuar vërtetim se ndaj tyre nuk ka procedim penal. Por këto vërtetime që i sigurojnë ata nënkupton se janë për tu larguar nga vendi. Një shifër e përafërt është edhe nga periudha 2012-2016 kur janë larguar mbi 600 mjekë.

Mungesa e mjekëve specialistë, viteve të fundit, ndihet në shumë qendra spitalore të qyteteve të Maqedonisë së Veriut.

Rreziku i këtij trendi të ikjes ka bërë që autoritetet të rrisin rrogat, ashtu që rrogat e mjekëve kanë shënuar rritje mes 40 dhe 50 për qind në periudhën 2017-2020. Paga e bazë e një mjeku specialist në muajin shkurt të vitit 2021 u bë rreth 1,800 euro. Përveç pagës bazë, mjekët specialistë marrin 300 deri në 400 euro në muaj për kujdestaritë (gjatë fundjavave, festave shtetërore dhe turnetë e natës).

Related posts

Pamje të reja të djegies së ambasadës suedeze në Bagdad

Gazetamax.mk

Konferencë: Nevojiten zgjidhje sistematike për përballje me krizën globale me energjinë dhe ushqimin

Gazetamax.mk

Kryetari i Butelit Kostovski AKTIV edhe për uikend. Përuroi kënd të ri lojrash për fëmijë në lagjen Shkup-Veri (FOTO)

Gazetamax.mk