GazetaMax
Kuriozitete

Kosova U15 merr pjesë në turneun zhvillimor të UEFA-s në Shkup 

Kombëtarja e Kosovës U15 në konkurrencën e femrave do të marrë pjesë në “UEFA Development Tournament” në Shkup, prej 17 deri më 22 tetor.
Ekipi i kësaj grupmoshe është krijuar së fundmi për herë të parë dhe ky do të jetë aktiviteti i parë garues.
Dardanet e reja do t’i zhvillojnë tri ndeshje në këtë turne. Sfidën e parë do ta kenë me Maqedoninë e Veriut, më 17 tetor, më pas do të luajnë kundër Republikës Çeke, më 19 tetor dhe në fund kundër Rumanisë, më 22 tetor.
Paraprakisht vajzat e reja të Kombëtares U15 kanë mbajtur për disa ditë seanca stërvitore.

Related posts

Real Madrid po e huazon sërish lojtarin “dështak”

Gazeta Max

Milan u rikthehet fitoreve, merr kreun e tabelës

Gazeta Max

Evertoni refuzon ofertën e Chelseat për Gordon

Gazeta Max