GazetaMax
Lajme

Tupançeski: Nisma e Avokatit të Popullit pasi të dorëzohet do të shqyrtohet nga grupi punues

Shkup, 20 tetor – Të mos harrojmë se Ligji për përmbarim nuk e rregullon lëndën e interesit ndëshkues. Kjo lëndë është pjesë e Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve, dhe për momentin është formuar grupi punues, i cili po punon për Kodin Civil, në të cilin përfshihet edhe Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, theksoi ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski, duke komentuar nismën e Avokatit të Popullit Naser Ziberi për ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve dhe Ligjit për përmbarim, të cilat i referohen çështjes së interesit ndëshkues.

“Në atë drejtim, të gjitha sugjerimet, qoftë edhe nga Avokati i Popullit, duhet t’i dorëzohen grupit punues që tashmë ekziston dhe është duke punuar për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve dhe duhet të veprohet në varësi të përshtatshmërisë së propozimeve”, deklaroi Tupançeski në aktivitetin “Pasqyrë e reformave lidhur me drejtësinë për fëmijët”.

Ai thekson se si ministër nuk ka as autorizim e as kompetencë për të pranuar nismën, duke treguar se ekziston një grup punues dhe pasi të dorëzohet, grupi punues do të vendosë për të.

Related posts

Kasami përmbyll Bajramin në Kullën e Jasharajve

Gazeta Max

Nuk do të ketë gjyq për Tamarën e vogël, nuk kishte asnjë provë!

Gazeta Max

Fermerët në alarm kafshët e egra, rrezik për bagëtitë në Cërrik

Gazeta Max