Kylian Mbappe vijon të jetë një ndër temat më të diskutuara në botën e futbollit.
Ylli francez po përflitet shumë për një largim nga Paris Saint Germain, madje qysh në janar.
Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet francezi, lojtari është me valixhe në duar, pasi raportet se drejtuesit nuk i kanë dalë në fjalë.
Gjithsesi, për ta pështjelluar edhe më shumë këtë situatë u përkujdes RMCsport, sipas të cilëve Mbappe nuk ka kërkuar asnjëherë largim nga “Parc de Princes”.
Mbetet të shihet se si do të përfundojë në fund kjo “sagë” që u nis javë më parë.
previous post