GazetaMax
Lajme

Morgjet në Bjellorusi janë mbushur me ushtarë rus

Trupat e ushtarëve rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, janë duke mbushur morgjet në Bjellorusi, kanë thënë banor lokalë për Radion Evropa e Lirë.

Ushtarët e vdekur rusë janë duke u dërguar me kamionë nëpër morgje dhe më pas po dërgohen në Rusi me trena apo aeroplanë, kanë thënë banorët.

Ata e kanë përshkruar tmerrin kur kanë parë gjithë ata trupa të vdekur në një tren, i cili i ka transferuar trupat në Rusi.

“Numri i trupave është jashtëzakonisht i madh. Njerëzit në stacionin Mozir kanë qenë të shokuar me numrin e trupave në tren”, ka thënë një banor i Mozirit për Radion Evropa e Lirë.

Morgjet në Homel dhe Naroulia janë duke u mbushur po ashtu, kanë thënë banorët.

Mjekët bjellorusë janë kërcënuar me humbje të vendeve të punës nëse kapen duke përhapur informacione për ushtarët e vrarë apo të plagosur nga Rusia.

Zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar se disa mijëra ushtarë rusë kanë vdekur në luftën që ka hyrë në javën e tretë.

Autoriretet ukrainiase kanë thënë se deri tani janë vrarë mbi 13 mijë ushtarë rus ndërsa mijëra të tjera janë plogosur.

Rusia ka mohuar këto të dhëna duke raportuar për më pak se një mijë të vrarë me pretendimin se humbjet në radhët e forcave ukrainase janë shumë herë më të mëdha. Ndërkohë ka edhe shumë viktima civile. Sipas autoriteteve Ukrainave nga sulmet ruse janë vrarë më shumë se dy mijë civilë, në mesin e të cilëve edhe afër 80 fëmijë. Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Related posts

AlternAtivA: E mbështesim z. Derek Chollet në luftën kundër korrupsionit  

Gazetamax.mk

Tre propozime nga partitë bullgare në Parlament për propozimin francez

Gazetamax.mk

Fronti evropian po pengohet në postet udhëheqëse !?

Gazetamax.mk