GazetaMax
Lajme

Seanca të disa komisioneve kuvendore

Shkup, 25 tetor – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë seanca komisionet për çështje ekonomike, për punë të jashtme dhe për punë dhe politikë sociale, si dhe Komisioni Ligjvënës dhe Juridik.

Në rendin e ditës të Komisionit për Çështje Ekonomike janë ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për veprimtarinë hotelierike dhe Ligjin për efikasitet energjetik, procedurë të shkurtuar, si dhe
propozim ligjin për ndryshimin e ligjit për ndërmarrjet publike dhe propozim ligjin për plotësimin e ligjit për automjete.

Anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme duhet të shqyrtojnë propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e diasporës.

Para Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale janë ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve dhe
të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Mbrojtjen Sociale, të gjitha me procedurë të shkurtuar, si dhe ndryshimet në Ligjin për Punësimin dhe Sigurimin në rast papunësie dhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Familjen. Anëtarët e këtij komisioni duhet të shqyrtojnë Raportin Vjetor për funksionimin e Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve Pensionale me Financim Kapital në vitin 2021 dhe Raportin Financiar të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve Pensionale të financuara me kapital për vitin 2021.

Në rendin e ditës të Komisionit Ligjvënës dhe Juridik. janë disa tekste ligjore.

Related posts

Drejtori Zudi Enuzi konfirmom se tеtë kontejnerë janë djegur gjatë fundjavës

Gazetamax.mk

Dy mbledhje të Komisionit kuvendor ligjdhënës-juridik

Gazetamax.mk

Tre kompani nga vendi kanë shprehur interes për pjesëmarrje në tenderin e ri të AKE-së për 5G

Gazetamax.mk