GazetaMax
LAJME

Kuvendi sot hapë debatin për zgjedhjen e Penovit për ministër

Shkup, 25 tetor – Kuvendi sot pritet të hapë debat për propozimin që Risto Penov të jetë ministër i ri i Vetëqeverisjes Lokale, pasi që bashkëpartiaku i tij Goran Milevski dha dorëheqje nga funksioni për shkaqe personale.

Zgjedhja e Penovit është në rend dite të vazhdimit të mbledhjes së 88-të, në të cilën sot paralajmërohet edhe pjesëmarrja e kryeministrit Dragan Kovaçevski.

Penov është ish-deputet dhe ish-kryetar i Qytetit të Shkupit. Një nga themeluesit e Partisë liberal-demokratike dhe ish-kryetar i saj. Ka magjistruar në Fakultetin juridik në Shkup, ndërsa ka diplomuar në Fakultetin ekonomik.

Në rend dite të mbledhjes së 88-të plenare është zgjedhja e gjykatësve kushtetues për çka debati përfundoi dhe vetëm duhet të votohet për, siç kërkoi kryetarja e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Maria Georgievska me shkresë drejt kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, Fatmir Skender dhe Tatjana Vasiq Bozaxhieva. Për shtatë kandidatët e tjerë debati dhe deklarimi në Komision nuk ka përfunduar.

Me mbledhjen do të kryesojë nënkryetari Goran Misovski, për shkak se Xhaferi në konferencën në Zagreb duhet ta marrë dekorimin që me dekret iu nda nga presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski dhe të ketë paraqitje të tij.

Në rend dite të mbledhjes së 88-të janë edhe ligjet lidhur me masat për përballje me krizën energjetike, si dhe ndryshimet e ligjit për shoqatat dhe për partitë politike dhe të tjera

Related posts

Osmani: Pozitat me Bullgarinë i afruam shumë, do të jetë dëm historik nëse nuk arrihet

e-max

E pabesueshme/ Izet Mexhiti flet per thyerje statutare te Ali Ahmetit

e-max

Tërmet në Rumani, dridhjet ndihen edhe në Shkup

e-max