GazetaMax
Kuriozitete

Inzaghi konfirmon rikthimin e Lukakut

Romelu Lukaku i jep fund dëmtimit muskulor që e ka pllakosur prej gati dy muajsh, teksa do të rikthehet në aksion për ndeshjen vendimtare të Interit ndaj Viktoria Plzen, për ndeshjen e 5-të të fazës së grupeve të Champions League.
Faktin e ka konfirmuar trajneri Simone Inzaghi, me deklaratat e tij në konferencën për shtyp në kuadër të ndeshjes.
“Romelu Lukaku dhe Gagliardini do të kthehen. Lukaku punon me entuziazëm dhe dëshirë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ai humbi dy muaj ndeshje. Ishte një humbje serioze, por në sulm ne gjithmonë shkonim mirë. Natyrisht ne gjithmonë mund të përmirësohemi dhe me rikthimin e tij, kjo do të bëhet realitet”.

Related posts

Punë e kryer: Pogba arrin marrëveshje për t’u transferuar te Juventusi

Gazeta Max

Tuchel për Brojen: Ai është lojtari ynë dhe nuk kemi interes ta shesim

Gazeta Max

Milan merr lajmin e keq, lëndohet ylli i madh i skuadrës

Gazeta Max