GazetaMax
Lajme

Infermierët, laborantët dhe fizioterapistët: Problem koeficientët dhe njohja e arsimit të lartë

Shkup, 25 Tetor – Sindikata e Pavarur e Shoqatave të Infermierëve, Teknikëve, Mamive dhe Stomatologë kërkon gjetjen e zgjidhjeve të duhura për problemet me koeficientët dhe njohjen e arsimit të lartë të infermiereve, laborantëve dhe fizioterapeutëve. Ata presin që zëri i tyre të dëgjohet edhe nga autoritetet në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Përveç faktit që diplomat i kemi dorëzuar drejtuesve që janë në spitalin klinik në sektorin juridik, nuk kemi arritur të bëjmë asgjë tjetër sepse kemi pasur ndryshime  në drejtori.”,- tha infermieria, Gabriella Saveska.

Një numër i vogël i menaxherëve me sistematizim e kanë zgjidhur problemin dhe kanë vlerësuar nivelin e arsimimit. Problem janë edhe pikët e koeficientëve.

“Për të gjithë personelin shëndetësor  me formim të mesëm profesional, për të cilët flasim gjatë gjithë kohës se duhet të rregullohet koeficienti , përkatësisht një infermiere me formim të mesëm profesional të punojë pesë muaj për të marrë pagën mujore të mjekut, që do të thotë paga  raporti është mospërputhja tashmë është një me pesë, marrëveshja  kolektive parashikon që duhet të jetë një me dy dhe kjo diferencë tashmë është shumë e madhe.”,- u shpreh përfaqësuesja e Unionit të Shoqatës së Infermierëve, Gordana Beshlioska.

Edhe laborantët  kërkojnë koeficient më të lartë.

“Të punosh si laborant sillet diku deri në 21 mijë den,  që i bie diku sa koeficienti  i tyre. Paga e pastruesve 18 mijë den.. Nuk mundet sa  paga e infermierëve dhe laborantëve21 mijë. kjo është turp për tu treguar.”,- u shpreh Goran Gjorgjievski nga Sindikata e Shoqatave të Laborantëve.

Kërkesa e parë është rritja e koeficientit  të infermierëve me arsim të mesëm me 5% në mënyrë lineare për të gjithë. Kërkesa e dytë është që ministri të detyrojë menaxherët e institucioneve publike shëndetësore të bëjnë sistematizim, që infermierët me arsim të lartë të marrin vendime  të reja, si dhe të bëhet sistematizim  për  infermierët me specializim.

Related posts

Osmani nesër në Berlin në takime me Lirman, Rot dhe Hofrajter

Gazetamax.mk

Kujt i pengon një parti e madhe, që përfaqëson shqiptarët nga Struga e deri në Kumanovë?

Gazetamax.mk

Rënditja e rajonit në ndërtim dhe prodhim, ja ku gjendet Maqedonia e Veriut

Gazetamax.mk