GazetaMax
Lajme

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme kërkon më tepër siguri nëpër shkolla

Shkup, 26 tetor – Unioni e nxënësve të shkollave të mesme përmes një komunikate ka shprehur shqetësimin për raportimet e sotme për vendosjen e bombave në pesë shkolla të mesme në Shkup.

“Në periudhën e fundit publiku ka qenë dëshmitar i alarmeve të ngjashme për bomba në shkolla dhe spitale në Republikën fqinje të Serbisë. Unioni mirëpret veprimin e shpejtë të shërbimeve të sigurisë. Degët e Unionit na bënë me dije se evakuimi është kryer plotësisht dhe nuk do të ketë mësim për nxënësit e ndërrimit të dytë”, qëndron në kumtesë.

Unioni e nxënësve të shkollave të mesme apelon për rritjen e sigurisë në shkollat ​​e mesme.

“U bëjmë thirrje pjesëtarëve tanë të jenë të qetë sepse paniku është armiku ynë më i keq në këto situata. Shërbimet e sigurisë dhe të shkollës të jenë profesional në punën e tyre që të mbrohen nxënësit dhe të gjithë të përfshirët në procesin arsimor”, thuhet në komunikatë.

Në SPB Shkup sot u lajmërua se në adresën elektronike të pesë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosjes të bombës.

“Menjëherë pas marrjes së lajmërimit nga nëpunësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe merren masa për zbardhjen e rastit”, njofton MPB-ja.

Related posts

Nuk shfrytëzohen as 1/3 e parave nga IPA fondet nëpër komuna

Gazetamax.mk

Bisedimet me BE: Lëvizja e lirë e kapitalit në agjendën e skiningut dypalësh me Komisionin Europian

Gazetamax.mk

Mediat boshnjake: Regjistrohet viktima e parë nga tërmeti i fuqishëm

Gazetamax.mk