GazetaMax
Sport

Formati i ri i Ligës së Kampionëve shkakton konfuzitet te tifozët se si do të funksionojë

Tifozët e futbollit kanë folur rreth ndryshimeve në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe duket se ka një konfuzitet mes tyre.
Në vitin 2024, turneu kryesor i klubeve evropiane do të ndryshojë në mënyrë drastike në fazën e grupeve, me 36 ekipe të përfshira në vend të 32 dhe të gjitha në një grup.
Tifozët mund të kenë mbetur duke kruar kokën duke pyetur veten se si do të funksionojë e gjithë kjo, duke parë një listë shumë të gjatë skuadrash.

Ekipet do të luajnë 10 ndeshje, në vend të gjashtë, dhe pa grupe të veçanta do të takohen me dhjetë kundërshtarë të ndryshëm, gjysmën si vendas dhe gjysmën si mysafir.
Ato do të takohen kundër skuadrave që janë më në formë, dhe do të vlejë rregulli që ekipet nga i njëjti vend nuk mund të dublohen mes vete.
Të gjitha ndeshjet padyshim shkojnë drejt vetëm një grupi me vetëm tetë të parët të garantuar për të kaluar në fazat e eliminimit.

Tetë pozitat e tjera do të vendosen nga play off-et e luajtura mes skuadrave nga e nënta në grup deri në të 24-ën, me ato të 25-ta e më poshtë të eliminuar, dhe nuk shkojnë në Ligën e Evropës.
Përveç ndryshimit në format, ka edhe katër vende shtesë për kualifikim, të cilat do të vendosen nga një sërë faktorësh të ndryshëm.
Tifozët shqetësoheshin se do të ishte një Superligë defacto, kur fillimisht u konsiderua se skuadrat mund të kualifikoheshin me koeficientin e mëparshëm, por nuk është aspak kështu.

Liga e pestë me koeficient më të lartë tani do të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve, me vendin e dytë që do t’i shkojë fituesit të raundit të play off-it shtesë kualifikues.
Vendet e treta dhe të katërta shtesë do t’u shkojnë skuadrave me koeficientin më të lartë që nuk janë kualifikuar, por të paktën duhet të kenë përfunduar në Ligën e Evropës.

Related posts

FFK mban trajnimin “Siguria në stadiume” nëpër klubet e Superligës

Gazetamax.mk

“Dardanët” sonte luajnë vetëm për fitore – përballë kanë Irlandën e Veriut

Gazetamax.mk

Armando Broja për të ardhmen e tij: Jam i lumtur te Chelsea, është klubi i jetës sime

Gazetamax.mk