GazetaMax
LAJME

Rreth 2500 kompani nuk i kanë paguar punëtorët për muajt gusht dhe shtator

Shkup, 26 tetor – Në Maqedoninë e Veriut gjithsej 2483 firma fare nuk u kanë paguar pagat punonjësve për muajt gusht dhe shtator, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për të Ardhura Publike, informon Zhurnal.

Sipas të dhënave, për muajt gusht, gjithsej 4970 punëdhënës kanë paga të papaguara për gjithsej 8297 të punësuar, ndërsa 2899 punëdhënës për 6365 punëtorë kanë dorëzuar, por nuk i kanë paguar përllogaritë.

Për muajin shtator, gjithsej 5904 punëdhënës nuk kanë paguar përllogaritë për gjithsej 14,478 punëtorë. Për muajin e njejtë, 10,732 punëdhënës nuk kanë paguar për 40,973 punëtorë.

Për të jgjithë punëdhënësit tek të cilët nuk do të evidentohen pagesat për paralajmërimet e odrëzuara, bëhet pagesë me forcë nga mjetet e llogarisë bankare, në përputhje me nenin 142 nga ligji për procedurë tatimore.

Të enjten e kaluar, të punësuarit e NQP Shkup protestuan dhe qyteti ngeli pa transport publik, pasi paga u ishte vonuar 4 ditë./Zhurnal.mk

Related posts

Kryetari i Butelit Kostovski: ASKUSH NUK ËSHTË MBI LIGJIN!

e-max

‘Unë nuk di si të jetoj’- Oligarku rus i tmerruar se banka i jep vetëm 2500 paund në muaj për shkak të sanksioneve

e-max

Sot vazhdon seanca e 71të në Kuvend

e-max