Sofje, 27 Tetor – Bullgaria, si fqinj dhe anëtar i përgjegjshëm i BE-së, aktivizon mekanizmin për ndihmë makrofinanciare të BE-së dhe presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, njoftoi se Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrë 80 milionë euro për furnizim të energjisë elektrike sipas këtij mekanizmi.
Ne jemi të gatshëm ta sigurojmë atë, tha presidenti bullgar Rumen Radev, i pyetur se si do ta ndihmojë Bullgaria Moldavinë në kushtet e krizës së rëndë energjetike në të cilën ndodhet.
“Me presidentin Sandu diskutuam për mundësitë që ky mekanizëm të aktivizohet edhe për Moldavinë dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim”, theksoi Radev.
Bullgaria është eksportuesi i tretë neto i energjisë elektrike në Evropë. Rreth 2000 megavat çdo ditë, saktësoi presidenti bullgar.
Bullgaria ka arritur sukses të konsiderueshëm në diversifikimin e burimeve dhe rrugëve të gazit. Ne kemi krijuar lidhje të forta gazi me fqinjët tanë dhe një aksion në terminalet LNG.
Ankandi i fundit për furnizim me gaz ka qenë transparent dhe i hapur, së bashku me mundësitë e kyçjes, ka zbritur dy herë çmimin e gazit, tha Radev.