Varfëria duhet të konsiderohet si një faktor i madh rreziku për vdekje të parakohshme. Ky është përfundimi i shkencëtarëve pas analizimit të të dhënave të mbi 1.7 milionë njerëzve.
Ky është studimi i parë ku krahasohet ndikimi i statusit të ulët social-ekonomik me kërcënime të tjera për shëndetin, si: mungesa e ushtrimit, pirja e duhanit, diabeti, tensioni i lartë i gjakut, obeziteti dhe konsumi i alkoolit, transmeton Ekonomia Online.
Njerëzit e varfër kanë gati 1.5 herë më shumë gjasa të vdesin para moshës 85-vjeçare, sesa të pasurit.
Statusi i ulët social-ekonomik shoqërohet me rënie prej 2.1 vite të jetëgjatësisë, e ngjashme me efektin e të qenit joaktiv, që shkurton me 2.4 vjet jetëgjatësinë mesatare.
Varfëria e shkurton jetën me dy vite, ose 1.5 vite për femrat dhe 2.6 vite për meshkujt. Jo aq shumë sa “vrasësit e mëdhenj”, por rezultatet nuk janë të mira. Të pish duhan shkurton 4.8 vite, diabeti 3.9 vite dhe të bësh jetë sedentare të shkurton jetën me 2.4 vite.
Studiuesit kombinuan të dhënat nga 48 studime që përfshijnë më shumë se 1.7 milion pjesëmarrës nga Britania e Madhe, Franca, Zvicra, Portugalia, Italia, SHBA dhe Australia.