GazetaMax
Lajme

Janë hapur zyra të reja të pranimit për konsumatorët e Elektrodistribuimit

Radovish, 1 nëntor – Elektrodistribuimi hapi zyrë të re të pranimit për konsumatorët e Radovishit, ndërsa ekzistuesja në Kriva Pallankë është rinovuar dhe zhvendosur në lokacion të ri. Dy zyrat e reja të pranimit nga sot janë të vendosura në funksion të shërbimit të konsumatorëve.

Përveç shërbimeve ekzistuese në zyrat e pranimit të Elektrodistribuimit, si risi janë futur kartelat për paraqitjen e gjendjes së konsumit nga orëmatësi, të cilat pas plotësimit vendosen në kuti të veçantë për ta. Me këtë, për konsumatorët janë krijuar kushte që të shmangin pritjen në rradhë, e njëkohësisht mënjanohet edhe nevoja e pranisë fizike personale të kërkuesit si një mundësi shtesë krahas paraqitjes onlajn. Gjithashtu, është vënë në funksion edhe shërbimi për pranimin e shtyrë të dokumenteve, që nënkupton se në qoftë se kërkuesit i mungon ndonjë dokument përkatës në momentin e inicimit të kërkesës, mund ta kompletojë dokumentacionin në afat prej tre ditëve pa mos pasur nevojë të presë në rradhë.

Në hapjen e sotme të zyrës pranuese të Elektrodistribuimit në Radovish, prezent ishin përfaqësues të kompanisë si dhe përfaqësues nga komuna e Radovishit.

Udhëheqësi i Qendrës Energo të Konsumatorëve në Strumicë, z. Jordanço Kostovski deklaroi: “Gjithmonë përpiqemi për më të mirën e konsumatorëve tanë dhe mundësojmë shërbime të shumta cilësore për të gjithë qyterarët. Si kompani me përgjegjësi shoqërore, shërbimet në zyrat tona të pranimit i përshtasim sipas nevojave të konsumatorëve sepse ato janë prioriteti ynë në të gjitha planet operative dhe strategjike.”.

Kryetari i komunës së Radovishit, z. Aco Ristov falënderoi kompaninë për hapjen e zyrës së pranimit dhe uroi suksese në punë.

EVN Maqedoni me qëllim të përmbushjes së nevojave të të gjitha grupeve, në kontinuitet krijon shërbime elektronike, si dhe shërbime në vendndodhje për qytetarët.

Kompania tashmë gjithsej ka 23 zyra të pranimit në vend, me qëllim të shërbimit të konsumatorëve në lidhje me të gjitha kërkesat në lidhje me veprimtarinë e saj. Objekti në Radovish gjendet në rr. Korpus 15 nr.23, ndërsa në Kriva Pallankë zyra e pranimit është zhvendosur në rr. Shën Joakim Osogovski nr.106. Zyrat e pranimit në Kriva Pallankë dhe Radovish do të punojnë të martën dhe të enjten. Në Kriva Pallankë kohëzgjatja e punës do të jetë nga ora 07 deri në 15, ndërsa në Radovish nga 09 deri në 13:30.

Related posts

Thaçi: Nuk është koha për shantazhe

Gazetamax.mk

Njohësi i sigurisë Ibishi: Ka tendenca për ngritje të tensioneve

Gazetamax.mk

NATO thotë se 7-15 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Gazetamax.mk