GazetaMax
Lajme

Rusia bombardoi maternitetin, vdes gruaja shtatzënë bashkë me foshnjen e saj

Forcat ruse po tregohen të pamëshirshme, duke marrë jetë të pafajshme në Ukrainë. Si pasojë e sulmit në një maternitet ka ndërruar jetë një grua shtatzënë dhe foshnja e saj ende pa ardhur në jetë.

Ajo ishte shtruar në maternitet për të sjellë në jetë foshnjen e saj por bombat ruse u morën jetën pa mëshirë.

Imazhet e gruas që po dërgohej me urgjencë në një ambulancë me barelë kishin qarkulluar nëpër botë, duke pasqyruar tmerrin e një sulmi ndaj më të pafajshme të njerëzimit.

Në videon dhe fotot e shkrepura nga gazetarët e AP pas sulmit në spital, gruaja u pa duke përkëdhelur barkun e saj të përgjakur teksa po e kalonin me barrelë.

Ishte ndër momentet më brutale deri më tani në luftën tashmë 19-ditore të Rusisë kundër Ukrainës .

Gruaja u dërgua me urgjencë në një spital tjetër, por më afër vijës së frontit, ku mjekët u përpoqën që ta mbajnë në jetë.

Teksa po kutonte se po humbiste fëmijën, mjekët thanë se nëna bërtiti me të madhe: “Më vrisni tani!” Mjekët e sollën fëmijën në jetë me operacion por foshnja nuk kishte “asnjë shenjë jete”.

Related posts

Nënat me dy ose më shumë fëmijë do të përjashtohen përgjithmonë nga tatimi mbi të ardhurat

Gazeta Max

Pesë zjarre aktive këtë mëngjes në Maqedoninë e Veriut

Gazeta Max

Iniciativë për rregullim ligjor të organizimit të shkollave të mesme

Gazeta Max