GazetaMax
Lajme

Arrestohet një person për kërcënimet me bomba në shkollat e mesme të Shkupit

Shkup, 2 Nëntor – Policia sot e arrestoi N.N. nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për lidhje me kërcënimet për bombat e vendosura në shkollat e mesme në Shkup.

Siç informoi MPB, në koordinim me prokurorinë kompetente janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.

Ministria e Punëve të Brendshme e informoi opinionin edhe se përfunduan kontrollet antiterroriste lidhur me denoncimet e sotme se nëntë shkolla në territorin e Shkupit në adresat elektronike kanë marrë mesazhe kërcënuese për bombë të vendosur dhe është përcaktuar se bëhet fjalë për alarme të rrejshme.

Fillimisht rreth orës 14:30 në SPB Shkup kishte ardhur denoncim prej gjashtë shkollave, ndërsa më pas rreth orës 15 edhe prej dy shkollave dhe më pas edhe nga një shkollë në Shkup.

“Menjëherë pas denoncimeve të marra, nga nëpunësit policorë janë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt të të gjitha nëntë shkollave ndërsa më pas janë kryer edhe kontrolle detajuese nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është përcaktuar se bëhet fjalë për denoncime të rrejshme”, thuhet në kumtesë.

Related posts

Dridhjet zgjatën 1 minut, termeti 6.0 shkallë shkundi Bosnjën dhe gjjithë Ballkanin, qytetarët në panikë dalin jashtë shtëpive, pamje nga Beliça (Foto)

Gazeta Max

Po kthehej nga Greqia, “Audi” del nga rruga në Levan-Tepelenë, plagoset shoferja

Gazeta Max

Lëvizja Populli themeloi degën e saj në komunën e Kumanovës

Gazeta Max