GazetaMax
Lajme

Për shkak të aksidentit mbyllet për komunikacion aksi drejt VK Novosellë

Shkup, 2 nëntor – Për shkak të një aksidenti sot prej orës 17:30 është mbyllur për komunikacion aksi magjistral Novosellë – vendkalimi kufitar Novosellë.

Siç informon LAMM, komunikacioni në akset shtetërore është duke u zhvilluar pa pengesa, nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të qarkullimit, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related posts

Shtëpitë e rusëve që iu vunë sanksione të përdoren për qëllime humanitare

Gazeta Max

OVL UÇK kujton të rënët nga masakrat në Makoc dhe në Hallaq të Vogël

Gazeta Max

Temperaturat e larta kanë mbushur përplot me qytetarë Parkun e Qytetit

Gazeta Max