GazetaMax
Lajme

Kovaçevski: Sjellim masa për mbështetjen e qytetarëve në kushte të krizës

Shkup, 2 Nëntor – Në vazhdimësi sjellim masa për mbështetjen e qytetarëve në kushte të krizës më të madhe ekonomike, porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri në profilin e tij në Fejsbuk duke kumtuar për vendimin më të ri për ngrirjen e çmimeve të drurit për ngrohje dhe peletëve, potencoi se mbrojtja e standardit të qytetarëve është prioriteti më i lartë i Qeverisë.

“Në vazhdimësi jemi duke sjellë masa për mbështetjen e qytetarëve në kushte të krizës më të madhe ekonomike botërore. Sot në seancën e qeverisë sollëm vendim për t’i ngrirë çmimet e drurit për ngrohje dhe peletëve. Një metër dru do të jetë maksimum 4.500 denarë, ndërsa një metër kub maksimum 6.429 denarë. Çmimi i peletëve për ngrohje, maksimum do të jetë 27 denarë për një kilogram”, qëndron në publikim.

Related posts

Bekteshi takon homologun kroat, Filipoviq: Nëpërmjet shkëmbimit të përvojave në sektorin e energjisë, do të rritet bashkëpunimi mes dy vendeve

Gazetamax.mk

Vazhdon debati për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues në seancën e 88-të

Gazetamax.mk

Në krye të OSBE-së prapë një shqiptar. Ekspertët: Roli i shqiptarëve në Ballkan thelbësor

Gazetamax.mk