GazetaMax
Sport

Southgate telefonon Jamesin për t’i kumtuar lajmin se nuk përfshihet në listën e Anglisë për në Kupën e Botës

Gareth Southgate i ka thënë Reece James se ai nuk do të përzgjidhet në skuadrën e Anglisë për Kupën e Botës, raporton Evening Standard.
Selektori i Tre Luanëve telefonoi mbrojtësin e Chelseat të martën mbrëma dhe i tha se nuk do të përfshihej në skuadrën e tij prej 26 lojtarësh për Katarin, me listën që do të pulibkohet të enjten.
Trajneri i Anglisë nuk dëshiron të rrezikojë me James, i cili ende po rikuperohet nga një lëndim në gju që pësoi kundër Milanit më 11 tetor.

James ka qenë në një garë për të dëshmuar gatishmërinë e tij dhe u kishte thënë miqve se kishte besim se do të ishte në aeroplan për në Katar.
Ai fillimisht u përjashtua për tetë javë pasi pësoi një lëndim në gju kundër Milanit më 11 tetor.
22-vjeçari ka bërë gjithçka për të qenë në formë dhe javën e kaluar fluturoi në Dubai për të vazhduar rehabilitimin e tij së bashku me një anëtar të departamentit mjekësor të Chelseat.

Por, me Kyle Ëalker gjithashtu në një betejë për të qenë në formë pas operacionit në ijë, Southgate ka vendosur se nuk dëshiron të rrezikojë.
Anglia e nis garimin e saj në Kupën e Botës kundër Iranit më 21 nëntor.

Related posts

Iker Casillas vazhdon me postime të çuditshme në Twitter

Gazetamax.mk

Kante do të mungojë katër muaj – do ta humbasë Kampionatin Botëror

Gazetamax.mk

ZYRTARE: Prishtina prezanton Belican

Gazetamax.mk