GazetaMax
LAJME

Edhe sot pati 9 alarme për bomba në shkolla, të gjitha ishin të rrejshme

Shkup, 9 nëntor – Ministria e Punëve të Brendshme informon se pas kontrolleve të bëra në shkollat ​​e mesme, është konfirmuar se alarmet e sotme për bomba janë të rreme. Gjatë ditës së sotme janë marrë njoftime për bomba të vendosura në nëntë shkolla.

“Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme se nëntë shkolla në territorin e Shkupit kanë pranuar mesazh në adresën elektronike me kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për raportime të rreme. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga nëpunësit policorë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, theksohet në informacionin nga MPB-ja i publikuar në Fejsbuk.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot deklaroi se në vijim është një hetim i madh, i cili po zhvillohet në disa drejtime dhe në të cilin janë Agjencia për Siguri Kombëtare, Departamenti i Antiterrorizmit dhe partnerë të huaj.

Spasovski theksoi se janë në dijeni prej ku vijnë imejlat dhe se bëhet fjalë për sulme hibride jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë.

“Këto janë sulme klasike hibride jo vetëm në vendin tonë, por edhe në të gjithë rajonin. Jemi në dijeni prej nga vijnë imejlat. Ministria funksionon me kapacitet të plotë dhe këtë problem do ta tejkalojmë”, tha Spasovski për “Sloboden Pechat TV”.

Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski sot duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas alarmeve të reja për bomba në shkollat ​​e mesme, vlerësoi se raportimet për bombat e vendosura në shkolla janë pjesë e strategjisë për sulme hibride dhe se nuk jo rastësisht target janë shkollat sepse se njerëzit janë më të ndjeshëm kur bëhet fjalë për shkolla ​​ku mësojnë fëmijët.

Related posts

Mariçiq: BE-ja nxiton për zgjidhje në qershor, por zgjidhje do të ketë vetëm me interesa të mbrojtura maqedonase

e-max

Petrovska: Pa përfshirje të grave, nuk arrihet paqja

e-max

Ademi: Korridoret 8 dhe 10D po bëhen realitet

Një biznesmen i pandalshëm si Astrit Salihu, kompania e tij Atdheu gjendet në krah të secilit shqiptar në botë

e-max

Mariçiq: BE-ja nxiton për zgjidhje në qershor, por zgjidhje do të ketë vetëm me interesa të mbrojtura maqedonase

e-max

Erërat e fuqishme që kapluan vendin, ndikuan dukshëm në pastrimin e ajrit

e-max