GazetaMax
Lajme

Zëvendës drejtori Ademi merr pjesë në Debatin publik për draft-versionin e Ligjit për revizion shtetëror

Sot, Enti shtetëror për revizion në bashkëpunim me Fondacionin për demokraci Westminster organizuan një event/debat publik për të paraqitur draft-versionin e Ligjit për revizion shtetëror. Në këtë ngjarje morën pjesë në menyrë aktive përfaqësues të Qeverisë dhe Kuvendit të RMV-së, përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues nga delegacioni BE-së në Shkup, institucionet profesionale, akademike, organizatat qytetare civile dhe punonjës të Entit Shtetëror për revizion.
Në fjalimin e tij hyrëse, kryerevizori shtetëror Mr. Maksim Acevski, duke falënderuar të pranishmit në këtë event tha se draft-versioni i Ligjit për revizionin shtetëror do të sigurojë pavarësinë financiare dhe operative të Entit shtetëror për revizion. Ai shtoi se pret që teksti i propozuar ligjor të gjejë mbështetje nga ekzekutivi dhe legjislativi si dhe nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.
Draft-versionin e ri i Ligjit për Revizionin Shtetëror e elaboroi edhe Zëvendës revizori kryesor shtetëror Mr. Orhan Ademi dhe Ndihmës Kryerevizorja Dobrinka Veskovska, të cilët shqyrtuan dobitë kryesore nga miratimi i këtij ligji të ri.
Zëvendës Kryerevizori shtetëror Mr. Orhan Ademi kërkoi gjithashtu nga të pranishmit, si dhe nga përfaqësuesit të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, që së bashku të realizojnë aktivitetet dhe rezultatet e planifikuara në kuadër të tvining projektit të financuar nga Bashkimi Evropian në lidhje me arritjen e pavarësisë financiare dhe operative të ESHR-së dhe përmirësimin e funksionit mbikëqyrës të Kuvendit bazuar në shqyrtimin dhe diskutimin e raporteve të revizionit të ESHR-së.
Me ligjin e ri për revizion shtetëror do të përmbushën rekomandimet e Komisionit Evropian të dhënë në Raportin e progresit dhe do të implementohen kërkesat e Deklaratës së Limës dhe Deklaratës së Meksikës për pavarësinë e instutucioneve supreme të revizionit.

Related posts

Tryezë e rrumbullakët për harmonizim të programeve studimore me nevojat e tregut të punës

Gazetamax.mk

Hapet Interrer – IPA Programi ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për vitin 2021-2027, mbi 30 milionë euro për projekte

Gazetamax.mk

Reformat në drejtësi vetëm 20% të realizuara!

Gazetamax.mk