GazetaMax
LAJME

Procesi i zgjerimit të BE-së për momentin është më se i nevojshëm

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozef Borell Fontel. Në takim ishin të pranishëm edhe koordinatorët e Grupeve Parlamentare dhe përfaqësuesit e partive politike më të vogla në Kuvend.

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për realizimin e vizitës në çaste kur është më se i duhur konfirmimi i qartë i perspektivës evropiane të vendit, duke i pasur parasysh ngjarjet aktuale në Ukrainë dhe ngjarje të caktuara në fqinjësinë tonë, të cilat sugjerojnë se sa shpejt mund të ndryshohet paqja dhe stabiliteti dhe në mënyrë rapide të zmadhohen sfidat e sigurisë, sfidat ekonomike, energjetike dhe të tjera në kontinent. Ai e informoi z. Borellin për Deklaratën e miratuar në Kuvend, me të cilën dënohen rreptë atakët ushtarakë që e rrezikojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës dhe u bëjnë thirrej institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të ndihmojnë në sigurimin e ndihmës humanitare për refugjatët nga Ukraina. Kryetari Xhaferi foli për përmbushjen e agjendës reformuese dhe tejkalimin e çështjeve të hapura me fqinjët në vitet e kaluara, mbi të gjitha për përmbushjen e përcaktimit strategjik të qytetarëve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, apeloi për fillim sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Z.  Borelli shprehu kënaqësi të veçantë për realizimin e takimit për shkak të historisë së tij shumëvjeçare në parlamentarizëm dhe funksionin e tij paraprak si kryetar i Parlamentit Evropian. Si njohës i mirë i rajonit dhe përfaqësues i procesit të zgjerimit, i përshëndeti hapat e ndërmarra për avancimin e rrugës eurointegruese dhe bëri thirrje për tejkalimin e çështjeve të caktuara të sugjeruara nga ana e Komisionit Evropian, që fillimisht shkojnë në favor të interesit kombëtar por edhe të anëtarësimit në BE. Ai e lavdëroi qasjen konstruktive të qeverive të reja në Shkup dhe në Sofje dhe e konfirmoi zotimin dhe angazhimin aktiv të zyrtarëve të lartë në Bashkimin Evropian për fillim sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nga ana e përfaqësuesve të Grupeve Parlamentare dhe partive më të vogla politike u konfirmua njëzëri përcaktimi për avancimin e integrimit evropian të vendit, u transmetua mbështetja e zvogëluar te qytetarët për BE-në dhe droja për humbjen e besueshmërisë së BE-së në rast se situata nuk ndryshohet, si edhe mbështetjen e fuqishme për qytetarët e Ukrainës, të drejtën e tyre për vetëvendosje brenda kufijve të pranuara ndërkombëtare të saj.

Related posts

Arrestohen dilerë në Shkup dhe Resnjë

e-max

Zyra e Avokatit të popullit pohon se komunikimi me MASH është bërë në dy gjuhë

e-max

Shqiptohen 175 masa në Shkup, 53 për tejkalim të shpejtësisë

e-max

Leave a Comment