GazetaMax
Lajme

Treni rrezikon qytetarët e Sarajit

Shkup, 10 Nëntor – Pa sinjalistikë, pa ndriçim adekuat e pa traun mbrojtës. Kështu kalon treni përmes rrugës para fshatit Kondovë në Komunën e Sarajit, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, që për çdo ditë kalojnë në këtë pjesë të rrugës që lidh fshatrat e Sarajit me Gjorçe Petrovin.

Ky problem shqetëson prej kohësh banorët e kësaj ane, ndërsa në videon e siguruar nga Klan Maqedoni vërehet qartë situata reale në vendin e përmendur.

Ndriçimi shumë i dobët në njërën pjesë të rrugës e bën gati të pamundur ta shohësh trenin që kalon përmes, ndërsa jorrallëherë kjo ka qënë shkak edhe për aksidente me pasoja të rënda.

Related posts

Franca dhe Maqedonia shkëmbejnë përvoja për parandalimin dhe ndëshkimin e korrupsionit

Gazeta Max

Kovaçevski për vizitë në Tetovë dhe Gostivar

Gazeta Max

Zhelina zgjohet me shpresë – Emiri, kandidati që po rikthen besimin te politika e ndershme

Gazeta Max