GazetaMax
Sport

Sabit Bilalli pezullohet për 6 muaj jashtë futbollit

Sabit Bilalli do të ngelet jashtë fushavë të futbollit për më së paku 6 muaj. Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka shqiptuar pezullimin për 6 muaj për futbollistin e Shkëndijës, pas atij “skandali” që bëri në ndeshjen me Akademia Pandevin. Bilalli u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e luajtur në Tetovë në kuadër të xhiros së 14-t në Ligën e Parë të vendit, pas asaj sjellje jo sportive dhe jo profesionale, kur boksoi dhe shqelmoi futbollistin e Akademia Pandevit në minutat e fundit të takimit. Kështu për Sabit Bilallin ky sezon mund të quhet i mbyllur, pasi tetovari mund të rikthehet të luaj me 7 maj të vitit të ardhshëm.

Related posts

Di Maria lëndohet sërish – do të mungojë për 20 ditë

Gazetamax.mk

“Bombë” në Itali: Broja transferohet te gjiganti italian

Gazetamax.mk

Tifozi shqiptar që u fut në fushën e Santiago Bernabeut publikon videon se si e mashtroi sigurimin dhe qëllimin e tij për ta përqafuar Benzeman

Gazetamax.mk