GazetaMax
Lajme

180 shoferë të sanksionuar në Shkup

Shkup, 12 Nëntor – Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar ss gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 180 masa, nga të cilat 14 sanksione për drejtim mjeti mbi limitin e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 8 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.Gjashtë masa janë shqiptuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, tre sanksione për shofer fillestar, tetë masa për kalim në semafor të kuq, një sanksion për mospërdorim të rripit të sigurimit”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Nga kjo ministri thonë se aksionet e intensifikuara të kontrolleve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Related posts

Një shtetas grek ka vdekur në një kazino në Gjevgjeli

Gazeta Max

Mickoski: S’do të votojmë ndryshime kushtetuese

Gazeta Max

Skandal/ Xhevat Xhemaili paguhet 90 mijë denarë nga Bilall Kasami, por nuk jeton në Tetovë

Gazeta Max