Nuk janë të gatshëm të flasin hapur për financat
Një prej shenjave që tregon se diçka nuk shkon me ta, është kur refuzojnë të flasin për financat e tyre, veçanërisht kur pyeten në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Ndjesia e parë që të krijohet kur i shmangen pyetjeve të tilla është se po të fshehin diçka.
Duke folur për eksperienca të ndryshme që lidhen me financat ju e njihni më shumë personin përballë dhe krijoni një panoramë më të qartë të tij. Nuk e kemi këtu fjalën për statusin ekonomik apo pasurinë e tij, por për qasjen që ka ndaj parave, menaxhimin e tyre apo edhe për kreditë që i janë dashur gjatë jetës.
Ata përdorin paratë për të të kontrolluar ty
Nëse dikush përdor paranë për të të manipuluar, largohu sepse qartazi po përpiqet të të blejë. Zakonisht të tillë partnerë të bëjnë të ndihesh keq për dhuratat që të kanë bërë, për paratë që kanë shpenzuar për ty, ose nga ana tjetër mundohen të “rregullojnë” gabimet e tyre duke të të ofruar para apo gjëra të tjera materiale.
Turpi, sikleti apo manipulimi nuk ka vend kur diskutoni per financat me partnerin tuaj
Nëse të bëjnë të ndihesh keq për gjendjen tënde financiare apo thonë gjëra që të shkaktojnë siklet, ndërroni partner. S’është ai që mendonit se ishte. Një partner i mirë do t’ju kuptonte, s’do t’ju gjykonte kurrë duke u bazuar tek gjendja juaj ekonomike dhe madje do përpiqej t’ju ndihmonte të bënit para.
Janë të etur për vëmendje/gjëra sipërfaqësore
Një tjetër “red flag” është dëshira për të bërë një jetë luksoze në publik vetëm për të impresionuar të tjerët. Ndonjëherë kjo vjen padashje nga pasuria e madhe e tradhëguar ndër breza, por në të shumtën e rasteve është thjesht një tumnajë që zgjat pak sepse dëshira të tilla NUK do të bëjnë “të pasur”. Kushtojini vëmendje mënyrës sesi flasin për paratë dhe vendimet që lidhen me to. Do të kuptoni shumë.
Janë dorështrënguar
Ti s’i ke parë kurrë të lënë bakshish në restorant dhe është një shenjë që “bërtet” diçka në lidhje me natyrën e tyre. Tregon shumë për dikë mënyra sesi sillet me njerëzit që i shërbejnë dhe bakshishi është forma më e mirë për ta kuptuar.
Nuk je e qartë në lidhje me karrierën e tyre apo objektivat financiare që kanë
Shumë njerëz që në takimet e para pyesin për qëllimet e së ardhmes, apo se ku e sheh veten pas 5 vitesh. Pyetje të tilla bëhen për të kuptuar potencialin e partnerit përballë dhe ambicien e tij dhe nëse vini re shmangie, do ta keni më të vështirë për të mësuar nëse përputheni ose jo.
Pyesni si duan ta kalojnë kohën e lirë
Duke ditur këtë ju kuptoni më shumë për filozofinë e tyre me paranë dhe shijimin e jetës. Sa i fiksuar është pas punës/karrierës dhe a përshtatet kjo me stilin tënd të jetës.
Kanë probleme me borxhet
Të gjithë në një pikë të jetës mund të ndodhen ngushtë nga ana financiare, por borxhet janë çështje që duhen parë me kujdes dhe mbi të gjitha arsyet pse i janë dashur. Situatat ndryshojnë nga njëra tek tjetra, por jini vigjilente. Borxhet që vijnë si pasojë e veseve mund të shaktojnë probleme të parikuperueshme në jetën në çift.
Gënjëjnë për paratë e tyre
Hiqen si dikush që s’janë dhe kjo e bën dyfish më të rëndë! Të mos kesh para është diçka dhe të hiqesh si ai që s’je, është diçka tjetër dhe shumë e rrezikshme.
Nuk dinë të jenë fleksibël
Në dinë si të sillen në restorant me ju, nuk e njohin xhentilesën dhe aq më tepër të qënit bujar. Nuk ofrohen kurrë për të paguar të parët dhe shohin thuajse çdo qindarkë që del nga xhepi i tyre dhe i joti. Vraponi!