GazetaMax
Lajme

S’ka marrëveshje sepse Qyteti i Shkupit s’ka të holla t’u paguajë borxhin, qytetarët ngelen pa transportin privat

Shkup, 21 nëntor – Nuk ka marrëveshje midis transportuesit privat të autobusëve “Sloboda prevoz” dhe Qytetit të Shkupit. Drejtori i ndërmarrjes, Lenin Jovanovski, paralajmëroi se autobusët e linjave të cilët nuk qarkulluan sot, nuk do të qarkullojnë edhe nesër, ndërsa për linjat tjera do të vendoset pas takimit me transportuesit.

“Edhe pse takimi ishte i vështirë dhe zgjati aq gjatë, për fat të keq nuk mund të them se u dakorduam për diçka konkrete. Konkluzioni ishte se Qyteti i Shkupit për momentin nuk mund të ndihmojë financiarisht dhe të garantojë një shumë të caktuar sepse ribalanci i buxhetit ende nuk ka kaluar dhe e vetmja gjë që mund të diskutohet për zgjidhjen e situatës është vetëm pas 40 ditëve me buxhetin e ri”, deklaroi Jovanovski pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov.

Autobusët e transportuesit privat “Slloboda prevoz” të linjave 9, 12, 22, 23 dhe 45, sot nuk qarkullojnë për shkak të borxhit të mbetur nga Qyteti i Shkupit ndaj transportuesit privat.

Related posts

Nesër bëhet promovimi i librit “Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”

Gazetamax.mk

Drejtori Halili paralajmëron hapjen e Laboratorit të ri në Universitetin e Tetovës

Gazetamax.mk

IPK fton disa avokatë për të mbrojtur 40 zyrtarët policorë të arrestuar sot

Gazetamax.mk