GazetaMax
Lajme

Më 30 nëntor do të meret aktgjykimi për vrasjen e hendbollistit Denis Tot

Shkup, 21 nëntor – Kërkoj nga gjykata që të më dënojë për atë që realisht e kam bërë, ndërsa kjo, sipas meje, mendoj edhe sipas shumë të tjerëve, gjithsesi nuk është vrasje me paramendim, deklaroi i akuzuari Anxhelo Gjorgievski, në fjalët e tij përfundimtare për rastin me vrasjen e hendbollistit kroat, Denit Tot.

I akuzuari Gjorgievski tha se në asnjë moment nuk ka dashur që ta lëndojë, ose ta dëmtojë në ndonjë mënyrë tani të ndjerin Denis Tot.

“Njëherësh, dua të them se sinqerisht më vjen keq për këtë ngjarje të hidhur dhe për gjithë atë që ndodhi, më vjen keq edhe për jetën e humbur njerëzore. Dua edhe një herë të potencoj se reagimi im ishte në gjendje afekti dhe frike. As nuk kam dashur, e as do ta lëndoja tani të ndjerin Denis Tot”, tha ai.

E akuzuara Klementina deklaroi qëndron në tërësi fjalëve përfundimtare të avokatëve të saj dhe tha se i vjen keq për ngjarjen, për të cilën, siç tha, “në asnjë mënyrë nuk desha që të ndodhë”.

“Më vjen shumë keq për ngjarjen e hidhur që ka ndodhur”, tha i akuzuari Andrej Kostovski, i cili si rrethanë lehtësuese theksoi faktin se ai vetë është paraqitur në stacionin policor për zbardhjen e rastit.

Avokatët e të akuzuarve sot kërkuan shpallje të pafajësisë, ndërsa prokurorja Tanja Trajçevska kërkoi aktgjykim.

Procesin e udhëheq gjykatësja Elena Ilievska Josifoviq, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurorja Tanja Trajçevska.

Related posts

Bekteshi takon homologun kroat, Filipoviq: Nëpërmjet shkëmbimit të përvojave në sektorin e energjisë, do të rritet bashkëpunimi mes dy vendeve

Gazetamax.mk

Pendarovski me bashkëshorten bënë homazhe tek arkivoli i Elizabeth

Gazetamax.mk

Grubi: BDI është vlerë kombëtare! Nga një BDI e fortë përfitojnë qytetarët dhe vendi!

Gazetamax.mk