GazetaMax
Kuriozitete

Luftëtari meksikan në kafaz nokauton keq arbitrin

Ndeshja në kafaz mes meksikanit, Luis Gonzales dhe garuesit nga Republika e Irlandës, Luis Byrne, si pjesë e gjysmëfinaleve të “IMMAF Super Cup 2022” tërhoqi papritur vëmendjen e publikut, kjo jo për shkak luftës së dy garuesve, por për shkak asaj që i ndodhi arbitrit të kësaj përballje, Skot Manhart.

Rasti i Manhart tregoi edhe një herë se nuk është e lehtë të jesh arbitër në ring, posaçërisht në luftërat e MMA, kjo pasi në vend të ndonjërit prej luftëtarëve, u nokautua vetë arbitri, i cili për disa sekonda u gjend në dysheme.

Skot Manhart e pësoi nga meksikani Gonzales, i cili në tentativë për të goditur me shqelm kundërshtarin e tij, e goditi arbitrin, të cilit iu nevojit ndihma mjekësore për të ardhur në vete.

Related posts

Giroud: Kupa ime e fundit botërore, i motivuar si të jetë e para

Gazeta Max

Drejtori sportiv i Bayernit për Gnabryn: Ne duam ta mbajmë atë, shpresojmë që ai të qëndrojë

Gazeta Max

Messi dhe Mbappe stërviten anash grupit

Gazeta Max