GazetaMax
Lifestyle

Substanca kryesore që i jep aromën kanellës mund të ndikojë në uljen e peshës

Një grup studiuesish të qendrës kërkimore “Nestlé” në Lozanë të Zvicrës dhe profesorë të Universitetit të Tokios kanë arritur në përfundimin se aldehidi dinamik (substanca kryesore që i jep aromën kanellës) mund të ndikojë në oksidimin e yndyrës.
Sipas ekspertëve, ky procesi i quajtur termogjenezë, konsiston në prodhimin e nxehtësisë trupore, sidomos në indin dhjamor dhe muskulor, duke favorizuar oksidimin e yndyrës dhe për pasojë uljen e peshës.
Dobitë e kanellës janë të ngjashme me ato të specit djegës.
“Kapsaicina, përveçse jep shijen tipike pikante, ka edhe një funksion antiuretik. Ky princip aktiv rrit nxehtësinë trupore dhe konsumin e oksigjenit deri në 20 minuta pas ushqyerjes”, thonë ekspertët.

Related posts

Sindroma e Guillain-Barré-it, simptomat, diagnoza, shërimi

Gazetamax.mk

Birra i bën mirë shëndetit

Gazetamax.mk

Uji i vakët “ilaç” për tretje më të mirë

Gazetamax.mk