GazetaMax
Lajme

Miloshoski: Dimovski nuk ka kredibilitet të dërgohet ambasador, si do ndaje informacione sigurie?

Shkup, 25 Nëntor – Kryetari i komisionit për politikë të jashtme në Kuvend dhe deputet i VMRO, Antonio Miloshoski gjatë një interviste për televizionin Alfa, ka vënë në dyshim dërgimin e Viktor Dimovskit për ambasador në Paris për faktin se dhënia e nënshtetësisë për oligarkun ukrainas i cili ka qenë në listë të zezë vë në dyshime edhe funksionimin e shtetit dhe gjithë sistemit të sigurisë.

“Pas këtij skandali me nënshtetësinë që i është dhënë agjentit të inteligjencës ruse Onishchenko, në vend të Parisit, është më mirë që drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Viktor Dimovski të dërgohet si ambasador në Moskë, Beograd apo Kajro, ku ndoshta do të presë informacione më konfidenciale. Sepse në Francë apo në NATO, pas këtij skandali me pasaportën për Onishchenkon, si oficer inteligjence dhe si diplomat, ai nuk ka më kredibilitetin të ndajë më informacione të ndjeshme sigurie”, ka theksuar Miloshoski.

Related posts

Valbon Limani përkujton viktimat e Koçanit në Gostivar

Gazeta Max

Ministria e Bujqësisë thirrje deputetëve të miratojnë ndryshimet në ligjin për bujqësi

Gazeta Max

Memet Neziri: Me përkushtim dhe dinjitet për çdo shtëpi e familje të Zhelinës

Gazeta Max