GazetaMax
Lifestyle

Fakte të përditshme psikologjike, që me siguri do të donit t’i dinit

1. Seksi, rreziku dhe ushqimi supozohet t’ju tërheqin vëmendjen.

Truri juaj është “programuar” për të qenë i sigurt, riprodhuar dhe ngrënë, si mjete mbijetese. Gjithë të tjerat janë dytësore.

2. Fakti që nuk keni provuar, nuk do të thotë që nuk mundeni

Ju keni një model mendor për pothuaj gjithçka. Kjo ju mundëson të përdorni eksperiencat e të kaluarës dhe perceptimet intuitive, për të bërë gjëra që nuk keni provuar asnjëherë t’i bëni.

3. Ju shihni atë që prisni të shihni

Si e perceptojmë ne atë që shohim, kjo ndikohet shumë prej kontekstit. Truri ynë filtron natyrshëm informacionet pa lidhje në një proces të quajtur verbëria e paqëllimshme.

4. Ju jeni ndërtuar të imitoni dhe identifikoheni

“Neuronet pasqyrë” na lejojnë të ndajmë eksperiencat e të tjerëve dhe na provokojnë të imitojmë veprimet e të tjerëve. Kjo është arsyeja përse bebet imitojnë shprehjet e fytyrës.

5. Është normale që mendja juaj të bredhë

Mendjet e shumicës së njerëzve “bredhin” në 30% të kohës. Kjo ju lejon të përgatiteni pë rngjarje të ardhshme dhe është e lidhur fort me krijueshmërinë.

6. Ne zgjedhim të parën në listë

Studimet kanë treguar se kur njerëzve u paraqitet një listë zgjedhjesh, gjasat janë që ata të zgjedhin atë që vjen e para. E njëjta gjë është shpesh e vërtetë për votimin.

7. Ju vlerësoni atë që ndodhet mu përpara jush

Të qenit në gjendje të mbani një objekt në dorë, ka më shumë influencë mbi atë që të tjerët do të paguajnë, se sa një prezantim apo figurë produkti.

8. Ju jeni të motivuar nga ideja e progresit

Efekti i “gradientit të objektivit” thotë që, sa më pranë objektivit që të jeni, aq më të motivuar bëheni. Megjithatë, motivimi juaj bie pasi objektivi është arritur.

9. Grupi juaj social ka një kapacitet maksimal

Përmasa e neokorteksit ka një im-pakt të drejtpërdrejtë mbi numrin e marrëdhënieve të qëndrueshme që mund të ketë një specie. Për njerëzit është afro 150.

10. Ka më shumë gjasa të shpenzoni para nëse nuk ju kërkohet

Shumica e njerëzve janë të shqetësuar pikësëpari për kohën, eksperiencën dhe lidhjen personale kur bëjnë një blerje.

Related posts

Simptomat që tregojnë se mund të keni probleme me shpinën

Gazetamax.mk

10 veprime të thjeshta që jua zgjasin jetën

Gazetamax.mk

Pse mungesa e ujit nxit shtimin në peshë, ja sa duhet të pini

Gazetamax.mk