GazetaMax
Lajme

Promovim i projektit IPA “Aktivizimi i grupeve vulnerable në tregun e punës”

Shkup, 1 dhjetor – Agjencia e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta promovojë projektin e IPA-s “Aktivizimi i grupeve vulnerable në tregun e punës”.

Siç është bërë e ditur, në këtë ngjarje do të flasin Shtefen Hudolin, shefe për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Enver Husejin, zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale, Bekim Murati drejtor i Agjencisë së Punësimit dhe Natasha Zdravkovska, koordinatore projekti.

“Të gjitha aktivitetet e projektit synojnë uljen e papunësisë afatgjatë të personave nga kategoritë vulnerable dhe përfshirjen e tyre në programe dhe shërbime të specializuara për zhvillimin e aftësive. Përveç përfshirjes aktive, këta persona marrin edhe shërbime këshillimi dhe motivimi (përmes programit SIM), pra përmes mbështetjes psikosociale dhe mentoruese për tu inkurajuar dhe angazhuar më lehtë në tregun e punës. Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i aftësive dhe njohurive të personave nga kategoritë vulnerable me ndihmën e trajnimeve, punës praktike dhe punësimit të subvencionuar, për të lehtësuar përfshirjen e këtyre personave në tregun e punës”, thonë nga Agjencia e Punësimit.

Përmes këtij projekti APRMV, gjithashtu do ta zbatojë edhe masën pilot – “Mundësia e dytë”, e cila u mundëson personave me arsim të mesëm të papërfunduar të vizitojnë mësim dhe të fitojnë diplomë formale për përfundim të arsimit të mesëm.

Projekti “Aktivizimi i grupeve vulnerable në tregun e punës” është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Agjencia për Punësim në koordinim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Projekti zbatohet nga shtatori i vitit 2019 deri në mars të vitit 2024.

Related posts

Joleski: Kritikat e ambasadores amerikane duhet t’i drejtohen politikës dhe jo gjyqësorit

Gazetamax.mk

Asip Demiri: Feta Alimi pjesë e shërbimeve sekrete anti shqiptare

Gazetamax.mk

Saliu: Vendi ende nuk e ka kaluar rrezikun e ndikimit rus, “Frontit për Europë” të Ahmetit nuk duhet ti frikësohet askush

Gazetamax.mk