French Modilac, e vetmja formulë qumështi me proteinë të rëndësishme laktoferrinë, shumë e rëndësishme për shëndetin e mirë të foshnjës tuaj, tashmë është në dispozicion në Maqedoni.
Ushqyerja me gji është një mënyrë natyrale e të ushqyerit dhe qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për një fëmijë. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që nënat t’i ushqejnë fëmijët me gji ekskluzivisht në 6 muajt e parë të jetës, sepse qumështi i gjirit përmban një sasi ideale proteinash, e cila është shumë e rëndësishme për zhvillimin e duhur të të porsalindurit. Cilësia e të ushqyerit është gjithashtu e nevojshme për zhvillimin e mëtejshëm dhe shëndetin e mirë të foshnjës tuaj, kështu që këtu është mundësia juaj të zbuloni pse laktoferina është proteina më e rëndësishme në qumështin e gjirit.
Çfarë është laktoferina dhe pse është kaq e rëndësishme?
- Laktoferina është proteina e dytë më e madhe në qumështin e gjirit dhe një përbërës i rëndësishëm në formulat për foshnjat. Kjo proteinë vepron kundër baktereve patogjene, kufizon riprodhimin e tyre dhe ka një efekt të dobishëm në parandalimin e llojeve të ndryshme të infeksioneve neonatale dhe diarresë tek foshnjat – shpjegon Slavica Todorovska, Master i Farmacisë dhe menaxhere e përfaqësisë së Hemofarm në Maqedoni. Falë laktoferrinës, rreziku i infeksionit të rëndë të zorrëve tek foshnjat me peshë të vogël të lindjes zvogëlohet.
- Laktoferina luan një rol aktiv në zhvillimin dhe maturimin e zorrëve tek fëmijët dhe kontribuon në ekuilibrin e duhur të mikrobiotës. Mikrobiota e zorrëve të fëmijës suaj përbëhet nga shumë baktere “të mira” që mbështesin tretjen dhe forcojnë funksionet e saj metabolike dhe imune. Laktoferina mundëson përthithjen normale të hekurit, i cili është i nevojshëm për zhvillimin e duhur të trurit dhe luftën kundër infeksioneve – thekson bashkëbiseduesi ynë.
Modilac – formula e vetme e qumështit me laktoferrinë
Modilac-u francez tani është i disponueshëm edhe në Maqedoni. Prodhohet në një laborator që prej 36 vitesh ndjek kërkimet më të fundit në fushën e ushqyerjes së foshnjave, në mënyrë që formulat e tij të qumështit të jenë sa më të afërta me qumështin natyral të nënës.
- Modilac është një pionier në tregun evropian kur bëhet fjalë për inovacionin në fushën e ushqyerjes së foshnjave. Me formulat e tij mbulon nevojat e foshnjave të shëndetshme, por edhe të gjitha nevojat terapeutike të foshnjave. Kështu, formula AC Digest është e destinuar për foshnjat që vuajnë nga dhimbje barku, fryrje, gazra, belçim dhe për foshnjat alergjike ndaj proteinave të qumështit të lopës, ekzistojnë formula të shijshme të bazuara në proteinat e orizit. Që nga viti 2018, Modilac është formula e vetme e qumështit në Evropë me laktoferinë, një proteinë e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të mirë të fëmijës suaj – thotë Slavica Todorovska, M.Sc. në Farmaci.