GazetaMax
Lajme

Vetura dhe pajisje të reja për policinë e Maqedonisë si donacion nga Gjermania (Foto)

Shkup, 5 dhjetor – “Kam kënaqësi të veçantë që me donacionin e ditës së sotme të automjeteve dhe teknikës nga Ministria Federale e Gjermanisë, kurse në prezencë të ambasadores znj. Anke Holshtajn, edhe një herë e konfirmuam partneritetin dhe përkrahjen e Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, posaçërisht në përforcimin e kapaciteteve teknike dhe materiale në drejtim të integrimeve euro-atlantike”, theksoi ministri Spasovski në pranim-dorëzimin e sotëm të donacionit të automjeteve dhe pajisjeve nga Ambasada e Republiks Federale të Gjermanisë, në vlerë prej 360.000 eurove e dedkiuar për Departamentin për Çështje Kufitare pranë Byrosë për Siguri Publike të MPB-së të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të siguruara nga ana e Zyrës për Lidhje të Policisë Federale pranë Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë.

Para platosë së MPB-së ku u pranua donacioni, ministri Spasovski potencoi se i tërë donacioni i cili përbëhet nga automjete të terrenit, furgonë special dhe katërcikël të terrenit do të gjejnë vendin e tyre në funksionimin operativ të përditshëm të njësiteve organizative dhe do të kontribuojë për punë edhe më efikase si dhe në më shumë aksione të suksesshme të policisë.

“Me këtë në mënyrë plotësuese do ti përforcojmë kapacitetet gjatë realizimit të mbikqyrjes kufitare, transportit dhe distribuimit të pasjijeve teknike dhe materialeve harxhuese deri në qendrat rajonale për çështje kufitare si dhe deri te stacionet policore për kontrollime kufitare dhe mbikqyrje kufitare, poashtu edhe gjatë kryerjes së aktiviteteve në drejtim të asgjësimit të kriminalitetit ndërkufitar dhe kontrabandës së migrantëve. Për momentin, në proces është realizimi i prokurimit në vlerë prej 115 mijë euro edhe të 23 kamerave termovizive, kurse gjatë këtij muaji në mënyrë plotësuese do të realizohet edhe donacioni prej rreth 300 pjesëve të mobiljeve të zyrave për nevojat e Qendrës për Trajnim të MPB-së në Idrizovë”, precizoi Spasovski për mënyrën e shfrytëzimit të pajisjeve si dhe për planet në bashkëpunim me mikun tonë Republikën Federale të Gjermanisë.

Ai në fund edhe një herë drejtoi falenderime të mëdha për gatishmërinë e sinqertë për përkrahje dhe bashkëpunim të mëtejmë si dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe ndërtim cilësorë të kapaciteteve të MPB të Republikë së Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, H.E. Anke Holshtajn ndër të tjerave tha se përkrahja lidhet edhe me masat e viteve të kaluara dhe me të njëjtën dëshmohet respekti ndaj bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me MPB-në dhe nxitje për vazhdimin e realizimit të mirë të punës si deri më tani, me pajisje më të mira teknike.

“Në lidhje me bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm, posaçërisht më vjen mirë se sot kamë mundësinë përsëri të ju dorëzoj donacion në lloj të pajisjeve. Kësaj here bëhet fjalë për katër automjete terreni, katër katërcikël terreni, dy automjete të pasagjerëve, kamera termovizive, llambave me bateri, pasjije me kontrollime të avancuara të dokumenteve dhe pajsije të tjera në vlerë të përgjithshme prej 360.000 eurove. Në mënyrë plotësuese, Qendra për Trajnim e MPB-së në Idrizovë do të merr pjesë të mobiljeve nga Shtutgarti”, potencoi ambasadorja Holshtajn.

Ambasadorja Holshtajn rikujtoi se vizta e javës së kaluar të Kryetarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank Valter Shtanmajer, gjatë së cilës ai dha respektin e tij për kulturën dhe gjuhën maqedonase, respektin për pozicionimin e qartë të politikës së jashtme të Maedonisë së Veriut dhe gjthsesi shprehu bindjen se Gjermania edhe më tutje në mënyrë gjithpërfshirëse do të përkrah Maqedoninë e Veriut në procesin aderues në drejtim të UE-së.

https://www.facebook.com/mvr.gov.mk/posts/pfbid02QQm22TXqc45GfAmZHwFdAt9MqqdbPq1qR1UiMbDyzF9HYMdjqBovFT3mghKnM2T3l

Related posts

Pesë vjet pa Adem Demaçin

Gazetamax.mk

Stabilizim te patundshmëritë, por çmimet janë për 20% më të larta

Gazetamax.mk

Besimi – Yu: Vijon partneriteti i ndërsjellë me Bankën Botërore përmes Kornizës së re, ku prioritet është arritja e rritjes inkluzive, të qëndrueshme dhe të gjelbër

Gazetamax.mk