GazetaMax
Lifestyle

Vlerat shëndetësore të pjeshkës

Pjeshkët ofrojnë një sërë vlerash thelbësore për funksionimin e shëndetshëm të organizmit.

Ato janë të pasura me vitaminat A, E, C, K B1, B2, B3, B6, beta karoten, folat dhe acid pantotenik, njofton Klan Kosova.

Pjeshkët ofrojnë shumë minerale të nevojshme siç janë kaliumi, kalciumi, magnezi, hekuri, mangani, fosfori, zinku dhe bakri. Ato përmbajnë pak kalori dhe yndyrna të ngopura dhe për më tepër janë një burim i mirë fibre.

Vlerat shëndetësore të pjeshkëve dhe nektarinave Antioksidantët: Pjeshkët përmbajnë luteinë, zeaksanthinë dhe beta-kritoksanthinë që ndihmojnë kundër radikaleve të lira dhe e mbrojnë organizmin nga dëmet e shkaktuara prej tyre.

Plot Kalium: Pjeshkët përmbajnë kalium që është thelbësor për funksionin e nervave dhe të gjithë trupit.

Mungesa e kaliumit në organizëm mund të shkaktojë problem të rëndë që ndikon në forcën e muskujve dhe shkakton rrahje të çrregullta të zemrës.

Tretja: Pjeshkët ruajnë shëndetin e sistemit tretës, sepse janë të pasura me alkalinë dhe fibër. Sistemi nervor: Prania e magnezit tek pjeshkët ndihmon në parandalimin e stresit dhe ankthit dhe e mban sistemin nervor të qetë,  Obeziteti: Pjeshkët përmbajnë përbërës bioaktivë që kanë ndikim të mirë kundër çrregullimeve shëndetësore, që shkaktojnë obezitet.

Sistemi imunitar: Pjeshkët janë të pasura me acid askorbik dhe zink që ndihmon funksionet normale të trupit dhe sistemin imunitar. Zinku dhe vitamina C janë të rëndësishme për shërimin e plagëve, ndërkohë që antioksidantët përshpejtojnë largimin e infeksioneve.

Ulja e kolesterolit: Studimet kanë treguar që përbërësit fenolikë të pjeshkëve (tulit dhe lëkurës) ndihmojnë në mbajtjen e kolesterolit në nivel të ulët. Për më tepër ato stimulojnë kolesterolin e mirë. Kjo ndihmon në uljen e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe në shëndetin kardiovaskular në përgjithësi.

Kundër plakjes: Siç përmendëm, pjeshkët janë një burim i pasur zinku që është i domosdoshëm kundër plakjes. Siç shkruan agroweb, konsumi i ushqimeve të pasura me zink promovon prodhimin e anti-trupave dhe parandalon dëmet e qelizave të shkaktuara nga radikalet e lira. Zinku ngadalëson procesin e plakjes së organeve riprodhuese mashkullore duke forcuar nivelin e testosteronit. Pjeshkët kanë vlera të shkëlqyera për kujdesin ndaj lëkurës, syve dhe gjatë shtatzanisë pikërisht falë vitaminave dhe mineraleve..

Related posts

Ja si të pastroni gjakun nga yndyra

Gazetamax.mk

Ushqimet që forcojnë sistemin imunitar

Gazetamax.mk

Librat që duhet t’i lexoni patjetër gjatë jetës tuaj

Gazetamax.mk