GazetaMax
Lajme

Ulje të çmimeve të derivateve, dizeli lirohet për 5 denarë

Shkup, 9 dhjetor – Dizeli nga mesnata do të lirohet për pesë denarë, kurse ulje më të madhe do të ketë edhe benzina.

Eurosuper BS-95 do të zvogëlohet për 3,5 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 për 4 denarë. Zvogëlim do të ketë edhe tek vaji ekstra i lehtë për 4,50 denarë për litër dhe mazuti M-1 NS për 2,115 denarë për kilogram.

Rënia është rezultat i uljes së çmimeve në bursat referente dhe uljes së kursit të denarit kundrejt dollarit.

“Vendimi i sotëm është konfirmim se KRRE punon sipas një metodologjie të vendosur që është në interes të qytetarëve. Besimi që ndërtojmë ndaj qytetarëve është thelbësor për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme nga të ashtuquajturit ekspertë. KRRE, sa herë që krijohen parakushte, menjëherë merr vendime në favor të popullit, thotë kryetari i KRRE, Marko Bislimoski në deklaratë për MIA-n

Related posts

Skadoi mandati i gjykatëses Vangelina Markudova, Kushtetuesja ngeli me 6 gjykatës

Gazetamax.mk

Mjekët e duan politikën apo shfrytëzohen nga partitë politike?

Gazetamax.mk

Fati i Kushtetutës midis rrugës evropiane dhe kushtëzimeve të partive shqiptare, çfarë thonë politikbërësit?

Gazetamax.mk