GazetaMax
Lifestyle

Rreziqet shëndetësore nga blerja e produkteve kozmetike në internet

Produktet e kozmetikës të cilat blihen online, shpeshherë dinë të jenë edhe problematike për shumicën e femrave, duke bërë që ky ‘’zakon’’ i blerjes të bëhet çdo ditë e më i rrallë te femrat.

Amerikanët shpenzojnë më shumë se 12 miliard dollarë në vit për produkte të bukurisë përmes blerjeve online, sipas kompanisë globale të matjes Nielsen.Por me lehtësinë në gjetjen e produkteve më të lira për kujdesin e lëkurës dhe kozmetikës në internet vinë rreziqet e një tregu më pak të rregulluar sesa në dyqanet tjera.

Rastet të cilat tregojnë këtë sa vinë e shtohen, në fillim të këtij muaji, një grua në Kaliforni u shtrua në spital pasi përdori krem ​​lëkure të markës Ponds të blerë në internet dhe importuar nga Meksika.

Një problem është se “industria e kozmetikës ka më pak të ngjarë të rregullohet sepse ato produkte nuk kalojnë domosdoshmërisht shqyrtimin dhe aprovimin federal të ilaçeve,” i tha Dr. Ëendy Ng, një kirurg plastik i certifikuar në bord në Orange County, California, për Healthline.

Për më tepër, “produktet në internet mund të përmbajnë ndotës të dëmshëm, pasi proceset për prodhimin dhe paketimin nuk janë të standardizuara dhe as të raportuara,” tha ajo.

Related posts

Ylli i ri i skenës muzikore, Flow vjen si një “Diamant”

Gazetamax.mk

A hani shumë proteina? Mendoni se në këtë mënyrë do të ndërtoni masë muskulore? Ja se çfarë thonë ekspertët

Gazetamax.mk

Hitet e verës s’kanë të ndalur për David Dreshaj, gati super projekti i ri

Gazetamax.mk