GazetaMax
Lifestyle

Nuk ekziston ilaç më i mirë se ky çaj për uljen e tensionit

Vetëm pak njerëz dinë për të gjitha cilësitë e tij shëruese

Kjo kokërr e imët është e pasur me fitosterolime – substanca të cilat pastrojnë enët e gjakut dhe pengojnë që kolesterina të absorbohet në trup.

Tërshëra mund të konsumohet në formë qulli, mirëpo mënyra shumë më e thjeshtë është ta zieni si çaj.

Ky çaj është i shkëlqyeshëm për forcimin e shëndetit të zemrës dhe të enëve të gjakut dhe zvogëlimin e rrezikut nga infarkti dhe pika në tru.

Tërshëra gëzon famën e mjetit të fuqishëm dhe shpëtimtares për forcimin e sistemit nervor.

U rekomandohet të gjithë atyre të cilët vuajnë nga pagjumësia, lodhja fizike, ankthi dhe depresioni.

Mjekët popullorë madje ua rekomandojnë personave me sëmundje nga skleroza multiple. Rregullon punën e lukthit, andaj u rekomandohet të gjithë personave të cilët kanë organe të ndjeshme të tretjes.

Gjithashtu, ka cilësi të cilat u përshtaten të sëmurëve nga kanceri i zorrës së trashë. Posaçërisht bën mirë në zvogëlimin e pasojave të padëshiruara të cilat mund të shfaqen gjatë radioterapisë dhe kimioterapisë.

Mikroelementet dhe flavonoidet me të cilat janë të pasura forcojnë sistemin e imunitetit dhe përmirësojnë pasqyrën e gjakut.

Është vërejtur që përdorimi i përditshëm i tërshërës në ushqim i kontribuon shtimit të masës muskulore.

Të gjithë ata të cilët vuajnë nga niveli i rritur i kolesterinës në gjak dhe i tensionit të gjakut do të duhej ta përfshinin këtë çaj në ushqimin e tyre.

Këto nuk janë të gjitha cilësitë pozitive. Çaji i tërshërës u rekomandohet të gjithë atyre që vuajnë nga ekzema, kanë lëkurë të ndjeshme apo ndiejnë kruarje intensive.

Përgatitja:

5 lugë tërshërë njomni në një litër ujë të ftohtë dhe nxeheni ngadalë derisa të vlojë. Lëreni të vlojë 5 minuta dhe pastaj të ftohet.

Sipas dëshirës ëmbëlsojeni me pak mjaltë dhe konsumoni gjatë ditës në vend të ujit, transmeton telegraf.

Related posts

Ushqimet e pasura me acid folik dhe omega 3

Gazetamax.mk

Kështu mund të kurseni ujin

Gazetamax.mk

Çdo gisht është i lidhur me dy organe: metoda japoneze e cila do t’ju shërojë për një minutë

Gazetamax.mk