GazetaMax
Lajme

Sali: Ligji i ri për shëndetësi nuk do t’i detyrojë qytetarët të vaksinohen por…

Shkup, 12 dhjetor – Komisioni për Çështje Evropiane ka shtyrë seancën e sotme ku duheshte të diskutohet për propozimin ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjeet ngjitëse, gjë që tek ne ka shkaktuar komente të shumta.

Ministri i shëndetësisë Bekim Sali, sot ka sqaruar se çfarë do të sjellë ky ligj në popullatën e përgjithshëme, informon Zhurnal.

“Kjo nuk ka të bëjë me asnjë tip të qytetarëve të cilët nuk duan të vaksinohen, mirëpo i rikujtojmë, i njoftojmë se mosvaksinimi me autotizëm nuk është e drejtë për lëvizje kudoqoftë dhe kurdoqoftë. Të gjithë jemi pjesë e shoqërisë që bartë përgjegjësi. Përcaktimet tona janë për vaksinim apo jovaksinim dhe kur Qeveria vendosë të ketë ndalesë apo kufizim të lëvizjes. Ne me ligj jemi të mbrojtur të sjellim vendime për mbrojtje të popullit nga sëmundjet ngjitëse”, thotë Sali.

Nëse Qeveria gjatë kohës së epidemisë cakton një masë, kjo do të thotë se ajo masë është me ligj e mbuluar. Deri tani të gjitha masat e qeverisë u sollën në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë, ose me propozim të komisionit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse.

Nëse ka epidemi të morbileve, sqaron Sali, KSI mund të sjellë masë që fëmijët që janë në rrezik, të mos shkojnë në çerdhe.

Për momentin nuk ka asnjë rrezik për shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve, e kjo do të thotë se nuk do të kërkohen çertifikata për vaksinim, sqaroi ai.

Në nenin 28 shtohet se ndalohet hyrja në objekte të personave që nuk janë imunizuar ose nuk kanë vërtetim për sëmundje të kaluar.

Në nenin 29 shtohet se përshkak parandalimit të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, lejohet ministria të zbatojë platforma interneti, aplikacione të mençura, shërbime elektronike dhe ngjashëm, me çka sa i përket përpunimit të të dhënave personale zbatohenrregullat nga fusha e mbrojtjes të të dhënave personale, si dhe teknika të përshtatshme dhe masa organizuese që të sigurohet nivel i sigurisë të të dhënave personale.//Zhurnal.mk

Related posts

Hoxhaj: Krizat në rajon, dëshmi e kthimit të historisë për hegjemoninë serbe në Ballkan

Gazeta Max

2 milionë euro fitim me speca e domate, kjo ndodhë në Strumicë

Gazeta Max

Pendarovski uron fitoren e presidentit francez, Emanuel Makron

Gazeta Max
Lajme

Sali: Ligji i ri për shëndetësi nuk do t’i detyrojë qytetarët të vaksinohen por…

Shkup, 12 dhjetor – Komisioni për Çështje Evropiane ka shtyrë seancën e sotme ku duheshte të diskutohet për propozimin ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjeet ngjitëse, gjë që tek ne ka shkaktuar komente të shumta.

Ministri i shëndetësisë Bekim Sali, sot ka sqaruar se çfarë do të sjellë ky ligj në popullatën e përgjithshëme, informon Zhurnal.

“Kjo nuk ka të bëjë me asnjë tip të qytetarëve të cilët nuk duan të vaksinohen, mirëpo i rikujtojmë, i njoftojmë se mosvaksinimi me autotizëm nuk është e drejtë për lëvizje kudoqoftë dhe kurdoqoftë. Të gjithë jemi pjesë e shoqërisë që bartë përgjegjësi. Përcaktimet tona janë për vaksinim apo jovaksinim dhe kur Qeveria vendosë të ketë ndalesë apo kufizim të lëvizjes. Ne me ligj jemi të mbrojtur të sjellim vendime për mbrojtje të popullit nga sëmundjet ngjitëse”, thotë Sali.

Nëse Qeveria gjatë kohës së epidemisë cakton një masë, kjo do të thotë se ajo masë është me ligj e mbuluar. Deri tani të gjitha masat e qeverisë u sollën në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë, ose me propozim të komisionit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse.

Nëse ka epidemi të morbileve, sqaron Sali, KSI mund të sjellë masë që fëmijët që janë në rrezik, të mos shkojnë në çerdhe.

Për momentin nuk ka asnjë rrezik për shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve, e kjo do të thotë se nuk do të kërkohen çertifikata për vaksinim, sqaroi ai.

Në nenin 28 shtohet se ndalohet hyrja në objekte të personave që nuk janë imunizuar ose nuk kanë vërtetim për sëmundje të kaluar.

Në nenin 29 shtohet se përshkak parandalimit të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, lejohet ministria të zbatojë platforma interneti, aplikacione të mençura, shërbime elektronike dhe ngjashëm, me çka sa i përket përpunimit të të dhënave personale zbatohenrregullat nga fusha e mbrojtjes të të dhënave personale, si dhe teknika të përshtatshme dhe masa organizuese që të sigurohet nivel i sigurisë të të dhënave personale.//Zhurnal.mk

Related posts

Komuna e Zhelinës rradhitet në Top 10 institucionet me integritet dhe pa korrupsion

Gazeta Max

Në kontroll policor janë konstatuar 42 sanksione për autobusë që transportojnë nxënës

Gazeta Max

250 vite larg Shqipërisë, vazhdon të ruajë traditat dhe gjuhën shqipe në Moldavi

Gazeta Max