GazetaMax
Lajme

ASH: Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të godasë edhe më shumë bizneset e vogla

Shkup, 13 dhjetor – Në këto kohë të krizës së thellë ekonomike e energjetike, në fillim të muajit korrik të këtij viti, KRRE (Komisioni rregullator i energjisë) solli një sistem të ri tarifor katastrofal dhe aprovoi një rritje të fortë të çmimit të energjisë elektrike për kategorinë konsumuese industriale (biznesi i vogël), rritje gati në përmasa të përballueshme.

Këto ditë janë të shpeshta paralajmërimet e zyrtarëve qeveritarë se do të ketë edhe një rritje tjetër.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të godasë edhe më shumë buxhetet e bizneseve të vogla në vend, të prekura tashmë edhe nga nivelet e inflacionit të lartë.

Pritet që këto ditë kompanitë energjetike të dorëzojnë aplikimet, e këto aplikime do të shqyrtohen nga KRRE për të marrë më pas një vendim lidhur me atë se sa do të jenë çmimet e energjisë elektrike pas vitit të ri.

Nga ana tjetër, një rritje e mundshme e çmimit të energjisë, do të shkaktojë një reaksion zinxhir me shtrenjtimin edhe të produkteve dhe shërbimeve të tjera. Një rritje tjetër e çmimeve do të bëhet gati e papërballueshme për një kategori të madhe të qytetarëve, ku përfshihen pensionistët, familjarët me paga të ulëta e te mesme apo ata me ndihmë ekonomike.

Duke pasur parasysh këto rrethana dhe duke pasur takime të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e biznesit të vogël, zanatçinjve e të esnafëve, ASH i propozon KRRE që për këtë kategori konsumuese të mos përllogarit rritje të re, por përkundrazi të shikojë mundësinë e uljes së çmimit.

ASH propozon që për këtë kategori konsumuese të krijohen fasha tarifore për tarifën e lartë

(ditore) ku në:

fashën e parë propozojmë që kufiri i konsumit të energjisë elektrike të jetë deri në 15 kWh në ditë apo për një periudhë mujore (30 ditore) 450 kWh, me çka konsumi nga 1 kWh deri ne 450 kWh do të faturohej në këtë fashë;
fashën e dytë propozojmë që kufiri i konsumit të energjisë elektrike të jetë shtesë për 20 kWh të tjerë në ditë nga fasha e parë, apo për një periudhë mujore (30 ditore) 600 kWh, me çka konsumi nga 451 kWh deri në 1050 kWh do të faturohej në këtë fashë;
fashën e tretë propozojmë që konsumi i energjisë elektrike të jetë shtesë për 25 kWh të tjerë në ditë nga fasha e parë dhe e dytë, apo për një periudhë mujore (30 ditore) 750 kWh, me çka konsumi nga 1051 kWh deri në 1800 kWh do të faturohej në këtë fashë;
fasha e katërt të faturohet konsumi mbi 1800 kWh.
Çmimi i energjisë elektrike sipas fashave propozojmë të ketë këto vlera:

në fashën e parë çmimi të ketë vlerën prej 8,04 denarë (çmimi për furnizim deri në 30.06.2022);
në fashën e dytë çmimi të ketë vlerën prej 9,97 denarë;
në fashën e tretë çmimi të ketë vlerën prej 11.89 denarë;
në fashën e katërt çmimi të ketë vlerën prej 13,8297 denarë (çmimi aktual për furnizim).
Po e ilustrojmë me një shembull, ku parashikojmë se klienti industrial ka konsumuar 2150 kWh në tarifën e lartë dhe 750 kWh në tarifën e ulët.

Siç shihet nëse aplikohen masat e propozuara nga ASH, për këtë konsum që kemi marrë si shembull, klienti do të paguajë më pak 7.506,00 denarë ose 13,46 %, ndërsa për konsumatorët që konsumojnë deri në fashën e parë (vetëm në tarifën e lartë) faturat do të jenë në vlera më të ulëta deri në 26,24 %.

Departamenti për ekonomi pranë ASH-së

Related posts

Kryeministri Kovaçevski uron Pashkët

Gazetamax.mk

Trajanov me kusht për zgjerimin e Qeverisë, BDI ka probleme dhe duhet ta paguajë çmimin

Gazetamax.mk

“Shqiptarët kanë vendosur, maqedonasit të vetëdijësohen…”/ Arsovski: BE dhe ndryshimet kushtetuese shkojnë bashkë, nuk mund të ndahen

Gazetamax.mk