Shkup, 13 dhjetor – Puna e prokurorisë dhe veçanërisht e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit është kyçe në luftën kundër korrupsionit (PTHP NKOK) dhe konsideroj se kjo prokurori tani do të duhet të punojë më shumë dhe më intensivisht, deklaroi sot kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për kritikat nga jashtë për luftën kundër korrupsionit para fillimit të konferencës finale me temë “Strategjia për reformë në sektorin e gjyqësisë (2017-2022): Arritjet, mësimet e nxjerra dhe rekomandimet”, në organizim nga Blupring Grup.
Sipas Jolevskit, rezultatet do të shihen kur të fillojnë të hapen lëndët, duke theksuar se ky është një proces më i gjatë dhe rezultatet nuk mund të shihen menjëherë.
“Duhet të nisin procedurat dhe të hapen lëndët atje ku është evidente, atje ku tashmë ka indikacione për të kontrolluar të gjitha ato pohime dhe nuk na duhet vetëm nga jashtë të na tregojnë, ne vetë e dimë për shumë vende, i dëgjojmë edhe nga ju mediat dhe konisderoj se kjo prokurori duhet tani që ka shef të fillojë të punojë më intensivisht në ato lëndë”, deklaroi Jolevski.
Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, theksoi ai, është punë e të gjitha prokurorive, por krimi i organizuar është ekskluzivisht në kompetenca të asaj prokurorie, ndërsa prokuroritë e tjera në kuadër të kompetencave të tyre do të duhet në nivel lokal të zbardhin ato çështje që kanë në mjediset e tyre.
I pyetur se çfarë është bërë deri tani, ai tha se deri tani ka pasur dhe është punuar në lëndë të tilla, por problemi është se sa prej tyre i ka marrë vesh publiku dhe sa duhet që prokuroria të jetë e hapur në pjesën e transparencës për të shpjeguar cilat lëndë dhe ku ka marrë pjesë.
Perceptimi i publikut dhe i faktorit të huaj, sipas tij, është pjesërisht për shkak të mbylljes, duke theksuar se megjithatë publiku nuk e di se çfarë punon prokuroria.
“Pjesa më e madhe e procedurave fillimisht janë sekrete, nuk dihen të gjitha të dhënat dhe nuk është në interesin e hetimit të publikohen të gjitha të dhënat, megjithatë mendoj se prokuroria duhet që në rrjedhën e mëtejshme të procedurës kur t’i procedojë të jëtë më e hapur dhe të informojë publikun dhe të tjerët që të dinë se në çfarë faze kanë arritur procedurat”, tha Jolevski.
Prokuroritë, theksoi Jolevski, punojnë me një të tretën më pak se numri i nevojshëm prej 244 prokurorëve, apo në këtë moment mungojnë 82 prokurorë