GazetaMax
Lajme

Osmani: Ne mbështesim fuqishëm aspiratën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO

Berlin, 15 Maj – Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe aspiratat e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në Aleancë, tha sot ministri i Jashtëm Bujar Osmani para fillimit të takimit joformal ministror të vendeve anëtare të Traktatit të Atlantikut të Veriut në Berlin.

– Kemi çështje thelbësore dhe jam i bindur se të gjithë aleatët do të tregojnë unitet për të gjithë, sepse kjo është vendimtare duke pasur parasysh ndryshimin e situatës së sigurisë. Maqedonia e Veriut, si anëtarja më e re e NATO-s, mbështet fuqishëm politikën e dyerve të hapura, e me këtë edhe aspiratën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në Aleancë, që është një hap i rëndësishëm për sigurinë e përgjithshme euroatlantike, tha Osmani.

Osmani gjithashtu theksoi se Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e pashmangshme e arkitekturës së ardhshme evropiane të sigurisë.

“Kështu, politika e dyerve të hapura të NATO-s dhe zgjerimi i BE-së si dy shtylla kryesore në të cilat mbështetet, do të jenë pjesë e konceptit të ri strategjik”, tha ministri Osmani.

Related posts

Më shumë për ushqime dhe fatura, më pak për shëndetin, ja si harxhojnë qytetarët

Gazeta Max

Nesër është dita për të ftuarit e lartë në stërvitjen “Përgjigje e shpejtë 22”

Gazeta Max

Zendeli: Morëm ftesë nga Rama por nuk do të shkojmë në takimin në Tiranë

Gazeta Max