GazetaMax
Lajme

Emiljano Shullazi dërgohet në spital në gjendje të rëndë

I dënuari i regjimit të posa♂ëm biss, Emiljano Shullazi do dërgohet në spital. Mësohet se forcat speciale, ato të burgjeve, madje edhe snajperë, do të shoqërojnë eskortën e Emiliano Shullazit sot drejt ambienteve të Spitalit Shtetëror Nënë Tereza ku ai do t’i nënshtrohet një ndëryrje kirurgjikale.

Rreth dy javë më parë, ai u dërgua me urgjencë drejt një spitali privat në Tiranë ku kreu disa analiza të nevojshme që përcaktonin gjëndjen e tij jo të mirë shëndetësore. Shullazi mësohet se është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, e cila mund t’i rrezikojë edhe jetën, shkruan mcn.

Me gjithë insistimin e avokatit që ndëryrja kururgjikale ndaj klientit të tij të kryhej në një spital privat, Drejtoria e Burgjeve i ka refuzuar të gjitha opsionet e servirura duke pranuar vetëm varjanin e një operimi të Shullazit, në spitalin publik shtetëror.

Fakti që në këtë shoqërim të tij nga forca të shumta policore do të përfshihen edhe snajperistë, lidhet edhe me dyshimet e një atentati apo arratisje të tij. Në janar të 2015 Shullazi i shpëtoi një atentati pranë Rugës së Kavajës në Tiranë.

Ai u arerstua një vit më pas, në prill të 2016, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, si i dyshuar për “pjesëmarrje në grupe të strukturuara kriminale” dhe vrasje.

Related posts

Trençevska: Krijojmë masa dhe ligje që avancojnë cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve

Gazetamax.mk

Osmani: Zgjedhje do të ketë në maj të vitit 2024 bashkë me ato presidenciale

Gazetamax.mk

Kontrolle aksionare në objektet hotelierike – të arrestuar për drogë dhe armë në Shkup dhe Kumanovë

Gazetamax.mk