GazetaMax
Lajme

BQE-ja vazhdoi mundësinë e përdorimit të repo-linjës prej 400 milionë euro deri në vitin 2024

Shkup, 16 dhjetor – Banka Qendrore Evropiane (BQE) mori vendim për vazhdimin e mundësisë së Bankës Popullore për të përdorur repo-linjën deri më 15 janar 2024, e cila bankës sonë qendrore i vë në dispozicion likuiditet valutor prej 400 milionë euro për gati një vit tjetër.

Siç kumtoi sot Banka Popullore, repo-linja është vetëm një shtresë tjetër mbrojtëse, duke marrë parasysh nivelin e lartë të rezervave devizore dhe likuiditetin e lartë të bankave, të cilat garantojnë stabilitetin e denarit dhe stabilitetin makrofinanciar. Qasja për përdorimin e këtij instrumenti, theksojnë ata, paraqet edhe një mbështetje të konsiderueshme për politikat e zbatuara nga banka jonë qendrore.

“Bankës Kombëtare iu dha mundësia të përdor repo-linjën në vitin 2020, në fillim të krizës së shkaktuar nga pandemia Kovid-19, kur BQE lejoi qasjen në këtë instrument për bankat qendrore jashtë Eurozonës, për të zbutur efektet negative nga pandemia e shkaktuar nga virusi korona. Banka Popullore ishte lider dhe iniciator në mesin e bankave qendrore të rajonit në sigurimin e qasjes në fonde shtesë, për forcimin e mekanizmave mbrojtës, pavarësisht nivelit të qëndrueshëm të rezervave valutore dhe likuiditetit solid të bankave. Në periudhën e kaluar, përkundër krizës, mjetet nga repo-linja nuk janë shfrytëzuar”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Guvernatorit.

Duke pasur parasysh pasigurinë e zgjatur që lind nga lufta e vazhdueshme në Ukrainë dhe pasojat ekonomike dhe financiare të lidhura me ekonominë botërore dhe tregjet financiare, kjo është hera e tretë që Banka Qendrore Evropiane e vazhdon repo-linjën.

Banka Popullore shprehu mirënjohje ndaj BQE-së për vazhdimin e qasjes në repo-linjën.

Related posts

Donacion me vlerë rreth 570.000 dollarë për Klinikën e kardiologjisë

Gazeta Max

Djegia e autobusit në Prishtinë, policia nis hetimet

Gazeta Max

Albi Qamili: Kultura është identitet dhe forcë që bashkon Tetovën

Gazeta Max
Lajme

BQE-ja vazhdoi mundësinë e përdorimit të repo-linjës prej 400 milionë euro deri në vitin 2024

Shkup, 16 dhjetor – Banka Qendrore Evropiane (BQE) mori vendim për vazhdimin e mundësisë së Bankës Popullore për të përdorur repo-linjën deri më 15 janar 2024, e cila bankës sonë qendrore i vë në dispozicion likuiditet valutor prej 400 milionë euro për gati një vit tjetër.

Siç kumtoi sot Banka Popullore, repo-linja është vetëm një shtresë tjetër mbrojtëse, duke marrë parasysh nivelin e lartë të rezervave devizore dhe likuiditetin e lartë të bankave, të cilat garantojnë stabilitetin e denarit dhe stabilitetin makrofinanciar. Qasja për përdorimin e këtij instrumenti, theksojnë ata, paraqet edhe një mbështetje të konsiderueshme për politikat e zbatuara nga banka jonë qendrore.

“Bankës Kombëtare iu dha mundësia të përdor repo-linjën në vitin 2020, në fillim të krizës së shkaktuar nga pandemia Kovid-19, kur BQE lejoi qasjen në këtë instrument për bankat qendrore jashtë Eurozonës, për të zbutur efektet negative nga pandemia e shkaktuar nga virusi korona. Banka Popullore ishte lider dhe iniciator në mesin e bankave qendrore të rajonit në sigurimin e qasjes në fonde shtesë, për forcimin e mekanizmave mbrojtës, pavarësisht nivelit të qëndrueshëm të rezervave valutore dhe likuiditetit solid të bankave. Në periudhën e kaluar, përkundër krizës, mjetet nga repo-linja nuk janë shfrytëzuar”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Guvernatorit.

Duke pasur parasysh pasigurinë e zgjatur që lind nga lufta e vazhdueshme në Ukrainë dhe pasojat ekonomike dhe financiare të lidhura me ekonominë botërore dhe tregjet financiare, kjo është hera e tretë që Banka Qendrore Evropiane e vazhdon repo-linjën.

Banka Popullore shprehu mirënjohje ndaj BQE-së për vazhdimin e qasjes në repo-linjën.

Related posts

Zëvendës drejtori Nura merr pjesë në Kongresin e Arbëreshëve: Gjaku i Arbërit rron

Gazeta Max

Rrëfehet Miss Hungaria, Viktoria Jazmin: Si e përjetova makthin me biznesmenin shqiptar në Ohër

Gazeta Max

BDI: Komisioni zgjedhor partiak vërteton kandidaturat për kryetar dege

Gazeta Max
Lajme

BQE-ja vazhdoi mundësinë e përdorimit të repo-linjës prej 400 milionë euro deri në vitin 2024

Shkup, 16 dhjetor – Banka Qendrore Evropiane (BQE) mori vendim për vazhdimin e mundësisë së Bankës Popullore për të përdorur repo-linjën deri më 15 janar 2024, e cila bankës sonë qendrore i vë në dispozicion likuiditet valutor prej 400 milionë euro për gati një vit tjetër.

Siç kumtoi sot Banka Popullore, repo-linja është vetëm një shtresë tjetër mbrojtëse, duke marrë parasysh nivelin e lartë të rezervave devizore dhe likuiditetin e lartë të bankave, të cilat garantojnë stabilitetin e denarit dhe stabilitetin makrofinanciar. Qasja për përdorimin e këtij instrumenti, theksojnë ata, paraqet edhe një mbështetje të konsiderueshme për politikat e zbatuara nga banka jonë qendrore.

“Bankës Kombëtare iu dha mundësia të përdor repo-linjën në vitin 2020, në fillim të krizës së shkaktuar nga pandemia Kovid-19, kur BQE lejoi qasjen në këtë instrument për bankat qendrore jashtë Eurozonës, për të zbutur efektet negative nga pandemia e shkaktuar nga virusi korona. Banka Popullore ishte lider dhe iniciator në mesin e bankave qendrore të rajonit në sigurimin e qasjes në fonde shtesë, për forcimin e mekanizmave mbrojtës, pavarësisht nivelit të qëndrueshëm të rezervave valutore dhe likuiditetit solid të bankave. Në periudhën e kaluar, përkundër krizës, mjetet nga repo-linja nuk janë shfrytëzuar”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Guvernatorit.

Duke pasur parasysh pasigurinë e zgjatur që lind nga lufta e vazhdueshme në Ukrainë dhe pasojat ekonomike dhe financiare të lidhura me ekonominë botërore dhe tregjet financiare, kjo është hera e tretë që Banka Qendrore Evropiane e vazhdon repo-linjën.

Banka Popullore shprehu mirënjohje ndaj BQE-së për vazhdimin e qasjes në repo-linjën.

Related posts

Përfundon projekti nga programi japonez GGP në spitalin e Gostivarit

Gazeta Max

Miteva: Këshilli për avancimin e arsimit me funksionarë partiak, asnjë ekspertë arsimor

Gazeta Max

Kasami dhe bartësi i listës Albi Qamili vizitojnë Tregun e qytetit

Gazeta Max