GazetaMax
Lajme

Anketë e IHPSH: VMRO – 19,7%, LSDM 12.9%, BDI 6% dhe ASH 2.9%

Shkup, 16 dhjetor – Instituti për hulumtime politike nga Shkupi, ka realizuar një hulumtim telefonik në periudhën prej 11 deri më 14 dhjetor, duke kërkuar mendimin e gjithsej 1117 qytetarëve në nivel republikan, informon Zhurnal.

Qytetarët kanë shprehur qëndrimet e veta lidhur me mbështetjet për partitë politike dhe çështje aktuale.

Sa i përket cilën parti politike do ta votonit nëse javën e ardhshme mbahen zgjedhje parlamentare rezultatet janë si në vijim:

Asnjë – 24.9%
Nuk tregon – 14%
Nuk e di – 9.7%
LSDM – 12.9%
VMRO-DPMNE – 19.7%
BDI – 6%
Besa – 2.2%
ASH – 2.9%
Alternativa 0.9%
E Majta 3.9%
Tjetër 2.9%

Sa i përket politikanëve dhe besueshmërinë ndaj tyre, rezultatet janë si në vijim:

Asnjë – 47.2%
tjetër – 1.4%
Nuk e di – 6.4%
Zoran Zaev – 1.7%
Hristijan Mickoski 13%
Ali Ahmeti 6.2%
Afrim Gashi – 0.9%
Bilall Kasami – 2.1%
Zijadin Sela 1.8%
Dimitar Apasiev – 3.3%
Nikolla Gruevski – 2%
Maksim Dimitrievski 3.1%
Branko Crvenkovski – 1.6%
Arben Taravari 1.5%
Stevo Pendarovski – 2.6%

Sa i përket ardhjes së amerikanëve, 50,1% e qytetarëve shprehen se kjo është përshkak se Qeveria ka dështuar totalisht në këtë plan.

Sa i përket në cilin drejtim po lëvizë Maqedonia, në drejtim të duhur apo të gabuar, 59,7% janë shprehur se të gabuar.

Related posts

Drejtori Amerikan i NDI, Robert Scot pjesë e komisionit intervistues të degës së BDI-së në Çair, për zgjedhjen e kryetarit të Forumit Rinor të BDI-së Çair!

Gazetamax.mk

Ndërpritet prurja e ujit nga ujësjellësi i ri në Tetovë, uji mund të pihet

Gazetamax.mk

Grubi: Përmbushëm premtimin para afatit të parashikuar, rritëm përsëri pagën minimale

Gazetamax.mk