GazetaMax
Lajme

Kovaçevski me urim me rastin e Krishtlindjeve për besimtarët e Kishës Katolike

Shkup, 25 dhjetor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski i dërgoi një letër urimi ipeshkvit të Shkupit dhe ekzarkut apostolik dr. Kiro Stojanov, me rastin e festës së madhe të krishterë të Lindjes së Krishtit – Krishtlindjeve, e cila festohet sot nga besimtarët e Kishës Katolike.

Në letrën drejtuar të gjithë besimtarëve të Kishës Katolike në vendin tonë, kryeministri Kovaçevski shkruan se Krishtlindjet janë një nga festat më të ndritura, e cila sjell jetë të re, shpresë të re për një të nesërme më të mirë për çdo njeri, për çdo familje dhe për çdo shtëpi.

Vitin e kaluar, shton ai, i tejkaluam vështirësitë më të mëdha që na imponoi kriza e koronës, por u përballëm me një krizë energjetike-ekonomike.

Vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, do të kemi sukses t’i kalojmë edhe sprovat më të vështira. Në frymën e kësaj feste të madhe krishtere, kryeministri dëshiron që të gjithë të kujtojmë vlerat themelore të krishtera – t’i shtrijmë dorën kujtdo që ka nevojë për ndihmë, të japim dashuri të pakushtëzuar dhe të mos harrojmë të bëjmë vepra të mira.

Related posts

Edon Idrizi zgjidhet kryetar i Forumit rinor të BDI për nëndegën Poroj kurse Flamur Feriki në Gajre

Gazetamax.mk

Tetova i përgjigjet pozitivisht Taravarit

Gazetamax.mk

Në rajonin e Dibrës ulet numri i kopeve të dhenve

Gazetamax.mk