GazetaMax
Lajme

VMRO – Popullore: Të themelohet ministri për të rinj dhe turizëm

Shkup, 27 Dhjetor – Me rastin e miratimit të buxhetit për 2023 dhe zbatimin e ligjit të tij, VMRO-Popullore i dorëzoi qeverisë shtatë propozime të reja me të cilën ata mendojnë se me zbatimin e tyre në kuadër të kornizës  buxhetore, do të sigurohet zhvillim më i madh ekonomik dhe social gjatë vitit të ardhshëm. Në mesin e propozimeve të VMRO-Popullore është edhe themelimi i ministrisë së veçantë për të rinjtë dhe për turizëm.

“Disa nga propozimet tona përfshijnë themelimin  e ministrisë për të rinjtë, për turizmin, propozime të reja për parqe të reja kombëtare, mbrojtjen e liqenit të Prespës nëpërmjet ndërtimit të një sistemi hidro, përcaktimin dhe projektimin e akseve kryesore rrugore në vend. Plani i Ministrisë së Kulturës dhe themelimi i Qendrës Koordinuese për Shkupin – Qyteti Evropian i Kulturës për vitin 2028 etj.”, – deklaroi Ljupço Ballkovski nga VMRO-Popullore. 

Buxheti i vitit të ardhshëm “peshon” 324.8 miliardë denarë, të hyrat janë të planifikuara të jenë në 282.1 miliardë denarë, që është 14.8% më i lartë se këtë vit, ndërsa deficiti në 4.6% ose  42.7  miliardë denarë. Parashikimet janë që gjatë vitit të ardhshëm të ketë rritje ekonomike prej 2.9 %, ndërsa inflacioni të lëvizë deri më 7.1%. Sipas propozuesve, buxheti do të sigurojë për t’u ballafaquar më lehtë me pasojat e krizës energjetike, do të kontribuojë në rimëkëmbjen ekonomike dhe në përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe qëndrueshmërisë fiskale.

Related posts

Hapet Interrer – IPA Programi ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për vitin 2021-2027, mbi 30 milionë euro për projekte

Gazetamax.mk

Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re të Suedisë, Ami Larson Xhein

Gazetamax.mk

Dimitrievski: Ka pasur njerëz që janë përgjakur që Talat Xhaferi të bëhet kryetar i Kuvendit

Gazetamax.mk