GazetaMax
Lajme

Alarme për bomba në 12 shkolla të Shkupit dhe 8 shkolla në Kumanovë, kontrollet janë në vazhdim

Shkup, 28 dhjetor – Alarme për bomba janë dërguar sot pasdite në adresat elektronike të 12 shkollave në Shkup dhe tetë në Kumanovë, njofton MPB.

“Deri më tani, sot pasdite është raportuar se është dërguar kërcënim me eksploziv në adresat elektronike të 12 shkollave në Shkup dhe tetë në Kumanovë. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve po vijojnë kontrollet antiterror dhe merren masa për zbardhjen e rasteve”, bën të ditur MPB.

Gjatë ditës së djeshme, 20 shkolla në Shkup kanë dërguar raporte në MPB për mesazhe të pranuara në adresa elektronike me kërcënime për vendosje të mjetit shpërthyes, ku pas kontrolleve të nevojshme është konstatuar se bëhet fjalë për raporte të rreme.

Related posts

Lufta kundër krizës energjetike dhe të çmimeve: Masat qeveritare, qëndrueshmëria fiskale dhe reformat në financat publike

Gazeta Max

Zbulohet një vatër e re e gripit të shpendëve

Gazeta Max

“Shkolla udhëtuese” në Shkup dhe Tetovë

Gazeta Max